[wp-story]

Bota/Rajoni

7 kadetë shqiptarë të diplomuar në akademitë turke i shtohen FA-së

7 kadetë shqiptarë të diplomuar në akademitë turke i shtohen FA-së
14:15 | 05 Shtator 2019

Shtatë kadetë shqiptarë të diplomuar në akademitë turke i shtohen Forcave të Armatosura.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare vijojnë të shtohen me të rinj të arsimuar në akademitë prestigjioze botërore.

“Forcat e Armatosura vijojnë të shtohen me të rinj të arsimuar në akademitë ushtarake më prestigjioze botërore”, thekson Xhaçka.

”7 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademitë turke, përkrah 325 kolegëve të tyre nga 17 vende të botës. Kadetët shqiptarë përfunduan studimet bachelor dhe ato të përgatitjes ushtarake në akademitë e Forcës Tokësore, Ajrore dhe Detare dhe do të kthehen të shërbejnë në FA shqiptare”.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera