×
  • Lajme
  • Lajme

    7 figura publike letër të hapur Qeverisë Kurti: Rivendos bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë

    FrontOnline
    29 Maj 2023

    Shtatë qytetarë dhe figura publike, që kontribuojnë në jetën politike me aktivitete e analiza, i kanë drejtuar një letër të hapur Qeverisë së Kosovës që të rivendos bashkëpunimin e ngushtë me partnerët perëndimorë.

    Në këtë letër të hapur Agon Maliqi, Enver Hasani, Leonora Kryeziu, Lulzim Peci, Qëndrim Gashi, Visar Ymeri dhe Ramadan Ilazi kanë fajësuar Beogradin për situatën e tensionuar në veri, megjithatë, sipas tyre, përgjegjësi ka edhe Qeveria Kurti.

    Letër e hapur:

    Si qytetarë të Republikës së Kosovës, të shënuar sipas rendit albafetik, shprehim shqetësimin tonë më të thellë për situatën alarmante në pjesën veriore të Kosovës. Sot janë sulmuar e lënduar qytetarë, gazetarë, policë e ushtarë të KFOR-it.

    Nuk ka dyshim se, burimi kryesor i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor, qëndron në politikën hegjemoniste dhe ambiciet territoriale të Beogradit, të cilat, pa asnjë dyshim,  janë në një linjë me objektivat e politikës së jashtme ruse në këtë pjesë të Evropës. Në këtë kuptim, veprimet e Serbisë janë të dukshme dhe u shprehën  në dhunën e orkestruar nga ajo në veriun e Kosovës.

    Kjo, mëgjithatë, në asnjë mënyrë nuk e absolvon Qeverinë Kurti nga përgjegjësia, e cila po e shmang koordinimin e ngushtë me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në, përkundër faktit që KFOR-i ka përgjegjësinë kryesore për sigurinë në këtë pjesë të vendit. Për më tepër, kurthimi i trupave të KFOR-it në këtë dhunë të orkestruar nga Beogradi, dhe mospasja e një objektivi të qartë politik nga Qeveria e Kosovës për mundësimin e punës normale të kryetarëve legalisht të zgjedhur të komunave në veri në rrethana të mungesës së legjitimitetit, paraqet një rrezik për eskalim afatgjatë të situatës dhe rrezikim të jetëve të njerëzve në këtë pjesë të vendit, me pasoja që vështirë mund të parashikohen.

    Qasja përfshirëse që i ka parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe partneriteti i palëkundur me SHBA-në dhe BE-në janë fundament për paqen, stabilitetin dhe progresin e vendit tonë, dhe për këtë nuk ka alternativë.

    Nga sa më sipër, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rivendos me urgjencë bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë perëndimor, me të cilët i ndajmë si vlerat ashtu edhe të ardhmen tonë.

    Prishtinë, më 29 maj 2023

    Agon Maliqi

    Enver Hasani

    Leonora Kryeziu

    Lulzim Peci

    Qëndrim Gashi

    Ramadan Ilazi

    Visar Ymeri

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.