×
  • Kronika
  • Kronika

    68 aktakuza për 24 orë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave.

    Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Një (1) kërkesë është bërë për sekuestrimin e përkohshëm, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kundër një (1) personi nga neni 112 paragrafi 1.2 dhe 3 të KPRK-së. Ndërkaq, një (1) kërkesë është bërë nga Prokuroria Themelore e Pejës, për sekuestrimin e një furgoni të markës Mercedes, ngjyrë e hirit dhe masës drusore, dru zjarri të llojit AHU, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 1.80 m³, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm, kundër një (1) personi nga neni 112 paragrafi 1.2 dhe 3 të KPRK-së.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për dy vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një furgoni dhe masës drusore të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

    Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

    Nga Rubrika
    Kronika05 Dhjetor 2024
    Një grua në Prishtinë ka raportuar mbrëmë në polici se i dyshuari mashkull, me të cilin është duke bashkëjetuar, e kishte sulmuar...
    Kronika05 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën është arrestuar i dyshuari për rastin e dhunimit që është raportuar në Pejë më 27.11.2024....
    Kronika05 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Armend Morines, i cili po kërkohet për vjedhje të rëndë. Njoftimi...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Fillimisht me...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e grupmoshave U-17 dhe U-19 për Euro2025. Në bazë të...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Modelja e njohur, Afrona Dika është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo ndan me ndjekësit e saj, momente...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka folur për arrestimet e sotme që Gjykata Speciale i bëri në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Driloni e ka pyetur Xuxin pse po dëshiron të prishë marrëdhënien e tij me Sarën. Kjo pyetje u prit me të qeshura...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.