×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Të ndalen sulmet ndaj Deliut, Kuvendi nuk ka parë degjenerim më të madh

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbajtur konferencë për media pasi deputetët PDK-së lëshuan senacën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas fyerjeve dhe gjuhës së ulët të përdorur nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kundrejt tyre.

    Tahiri në konferencën për media tha se mazhoranca ka pamundësuar zhvillimin normal të seancave të Kuvendit, duke i degraduar ato me një joseriozitet karshi opozitës, përkundër që opozita mundohet të jetë konstruktive.

    “Kjo mazhorancë ka sjellë ministra të papërgjegjshëm, ministra jokompetentë. Dhe kur ministrat janë jokompetentë për punën e tyre, siç e patë edhe rastin e Ministres së Drejtësisë atëherë dalin me shpifje dhe me gjëra të pavërteta në raport me deputetët e opozitës.”, theksoi ai.

    Tahiri tha se janë bërë dy muaj që Kuvendi ka dështuar të mbajë seanca shkaku i mospranisë së mazhorancës dhe i konsideron të papranueshme sulmet e tilla të ulëta nga ministrat e Qeverisë Kurti karshi deputetëve të opozitës.

    “U bëj thirrje që të jenë në senaca, të jenë korrekt dhe të prezantojnë punën  e tyre, të kenë angazhim për atë që janë votuar, pra për ligjet të cilat duhet të vijnë t’i përfaqësojnë dhe t’i prezantojnë para Kuvendit të Kosovës dhe të mos sillen me këtë arrogancë.”, tha ai.

    Ai kërkoi nga kryeministri Kurti që t’i ndaloj ministrat e tij të përdorin gjuhë të ulët ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu Kodra duke ia cënuar lirinë e fjalës.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe marrë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Lajme13 Korrik 2024
    Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.