×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut: Po kërcënohet siguria, situata e tensionuar

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Pas incidenteve që nisën më 6 dhjetor në veri të Kosovës, nuk dihet ende nëse do të mbahen zgjedhjet më 18 dhjetor në komunat me shumicë serbe.

    Mbase, ky vendim për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do të merret vetëm pas vlerësimit të situatës së sigurisë në këtë pjesë.

    Kështu të paktën kanë thënë për Front Online të mërkurën nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

    Për mbajtjen ose jo të këtyre zgjedhjeve janë deklaruar edhe nga Mitrovica e Jugut.

    Nënkryetari i kësaj komune, Arian Tahiri tha për Front Online se u takon institucioneve kompetente të vendosin nëse do të mbahen zgjedhjet.

     “Vlerësimin e bëjnë institucionet kompetente, ne si komunë nuk mundemi me thënë asgjë. Mendoj që gjithçka duhet me shku në koordinim me institucionet kompetente”, u shpreh Tahiri.

    Megjithatë, ai tha se siguria është duke u kërcënuar.

    Tahiri tha se në pjesën jugore të Mitrovicës, qytetarët po ndihen të shqetësuar për gjendjen aktuale në veri.

    “Pjesa në situatën jugore është e qetë, por këto zhvillimet e fundit, qytetarët normal që janë duke i përcjell me shqetësim, për shkak që edhe është duke u kërcënuar siguria, në të njëjtën kohë ka edhe që kanë familjarë, faktikisht ne kemi familjarë të gjithë në pjesën veriore, dhe shqetësohemi për sigurinë e tyre edhe për shkak të kufizimeve. Situata aktuale në veri, sipas informacioneve, domethënë ne që jemi në komunikim atje edhe me banorë, por edhe me institucionet e sigurisë, është e tensionuar, aspak stabile, dhe me indikacione të larta të jostabilitetit edhe mos sigurisë, pasiguri e madhe”, u shpreh Tahiri.

    Tahiri tutje tha se si komunë kanë bërë thirrje që të ruhet qetësia, dhe të lejohen institucionet ta kryejnë punën.

    “Ne i kemi kërkuar qytetarëve që ta ruajnë qetësinë, edhe të njëjtën kohë me besu tek institucionet, dhe me i leju institucionet kompetente me kry punën e tyre në mënyrë më profesionale të mundshme”, deklaroi Tahiri për Front Online.

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

    Më 6 dhjetor, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata. Dy incidente të tilla kanë ndodhur edhe mbrëmë në veri të vendit.

    Zgjedhjet në katër komunat në veri u shpallën nga presidentja Osmani, pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri./Front Online

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme20 Prill 2024
    Për dallim nga fillimi i javës që po lëmë pas, kur kishte tollovi të mëdha dhe pritje të gjata në Agjencinë e...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme,...
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.