×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat e reja anti-Covid/ Çka po paralajmëron Ministria e Shëndetësisë?

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me ndryshimin e masave kundër Covid-19.

    Lirim të masave janë duke kërkuar në vazhdimësi përfaqësues të bizneseve, shkruan FrontOnline.

    Por, siç duket këto kërkesa do të vazhdojnë të bëhen ende.

    Kjo pasi që në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë për FrontOnline, thuhet se masat aktuale do të vazhdojnë të mbesin në fuqi.

    “Masat e ndërmarra së fundi nga Qeveria mbesin më tej në fuqi, ndërsa situata epidemiologjike po përcillet me kujdes”, thuhet në përgjigjen e MSh-së, për FrontOnline.

    Sipas tyre, masat do të ndryshojnë varësisht prej situatës epidemiologjike.

    “Çfarëdo mase e ndërmarrë, qoftë lehtësuese apo kufizuese më tepër, varet nga zhvillimi i situatës epidemiologjike dhe projeksionet e saj për ditët dhe javët që vijnë”, bën të ditur MSh-ja për Front Online.

     

    Ministria e Shëndetësisë: Së shpejti fillon dhënia e dozës së tretë kundër Covid-19

    Në shumë vende të botës tashmë ka filluar dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.

    Krejt kjo për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të këtij virusi.

    Një të tillë tashmë e ka filluar edhe vendi fqinjë me Kosovën, Shqipëria.

    E, në Ministrinë e Shëndetësisë për FrontOnline thonë se kjo së shpejti do të ndodhë edhe në Kosovë, pasi që tashmë janë krijuar kushtet.

    “Doza e tretë do të fillojë të jepet së shpejti në Kosovë, meqë janë krijuar kushtet dhe është koha tani që ky proces të nis së shpejti”, thuhet në përgjigjen e MSh-së, për FrontOnline.

    Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm pesë qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Kurse, janë dhënë një mijë e 474 doza te vaksinës./FrontOnline

     

     

     

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2024
    Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se vrasja e policit serb, nga i...
    Lajme19 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja...
    Lajme19 Korrik 2024
    Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në...
    Lajme19 Korrik 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi sot do të publikojë raportin “Politizimi i KPM-së”. Ky raport është analizë e Projektligjit për Komisionin e...
    Lajme19 Korrik 2024
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Kjo është mbledhja e 330-të e tyre, duke filluar nga ora...
    Lajme19 Korrik 2024
    Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku nuk mungon mundësia për reshje shiu dhe shkarkime...
    Lajme18 Korrik 2024
    Franca nuk dëshiron konfrontime të reja në veri e të cilat mund të lindin lidhur me çështjen e hapjes së urës së...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-ambasadorin amerikan Gjermani dhe ish- i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell, ka një shans të mirë për t'u bërë Sekretar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.