[wp-story]

Lajme

66 vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë ishte i kërcënuar nga dy serbë për shkak të problemeve me patundshmëri

66 vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë ishte i kërcënuar nga dy serbë për shkak të problemeve me patundshmëri
15:33 | 28 Maj 2020

Mëngjesin e sotëm, njësitet e Policisë së Kosovës së bashku me zjarrfikësit dhe zhytësit e Mitrovicës, gjetën pa shenja jete 66 vjeçarin Shemsedin Miftari nga kjo komunë.

I njëjti ishte raportuar i zhdukur dje nga familjarët, ndërsa i njëjti u gjet i vdekur afër një shtëpie të pabanuar në Mitrovicë. Ndërsa policia e rajonit për Indeksonline ka thënë se po merren me rastin, derisa vdekja e tij mbetet mister.

E, politologu kosovar, Gurakuç Kuçi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se e ka njohur personalisht Miftarin, ndërsa tregon se i njëjti kishte shtëpi dhe lokale të uzurpuara nga serbët.

Madje Kuçi thotë se ai ka kërkuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare që t’i kthehen provat, por që asnjëherë s’ka gjetur zgjidhje.

Përveç që ia kanë uzurpuar pronat, politilogu, një nga miqtë e afërt të viktimës, tregon se i njëjti është kërcënuar me jetë edhe nga dy serbë, që sipas tij janë Zvezdan Mihajlloviq dhe Milleti Mirosllav.

Ky është postimi i plotë i Kuçit:

Kush mban përgjegjësi për vrasjen e Shemsedin Miftarit?

Ky person i cili ka shtëpi dhe lokale të paluajtshme në qytetin e Mitrovicës Veriore, që më shumë se 20 vite e ka pasur të pamundur t’i shfrytëzoj, shtëpia dhe lokalet e tij kanë qenë të uzurpuara nga serbët. Këtë person e kam njohur personalisht. I njëjti është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës. Tashmë i ndjeri thoshte se “zorrt n’bark po m’pshtjellen kur po i shoh serbt n’shpi teme e une refugjat e qiragji naper shpija naper Kosove”. I ndjeri disa herë e ka mediatizuar këtë çështje, ka kërkuar që të i kthehet prona e tij, ka bërë kërkesa në çdo institucion vendor e ndërkombëtar, por kurrë nuk i është gjetur zgjidhje. Ai ka kërkuar vetëm pasurinë e tij dhe asgjë më shumë.
Serbët përveç që ia kanë pas uzurpuar pronën Shemsedin Miftarit, ata e kanë pas kërcënuar më jetë të njëjtin. Ata dy serbë kanë qenë Zvezdan Mihajlloviq dhe Milleti Mirosllav. Cështja e ndryshimit të territoreve këta serbë uzurpatorë i ka trimëruar edhe më shumë. Atëherë ja ku janë vrasësit e tij, por a janë të vetmit këta fajtorë? Që 20 vjet klasa politike në Kosovë i ka nëpërkëmbur shqiptarët e Mitrovicës Veriore, janë këta të njëjtit të cilët sot me veprimet e tyre ia morën jetën Shemsedin Miftarit, na e bëjnë të pamundur ta gjejmë një punë në Kosovë mua dhe secilit nga ne, nuk të lejojnë të ushtrosh asnjë veprimtari biznesore, as të marrësh një leje e as asgjë. Pra, serbët e vranë Dinin (shkurtimisht e kemi thirrur Din), mirëpo këtë ia mundësuan politikanët shqiptarë.
U prehsh në paqe Din. Ti je pasqyra e fatkeqësisë së Kosovës. Një protestë dhe drejtësi duhet të kërkohet për ty po aq sa kërkohet për Astrit Deharin e për Agon Musliun, e nesër mund të jem edhe unë apo ti që po e lexon këtë shkrim si Dini.
Kërkoni në internet dhe gjeni më shumë info dhe vërtetoni këto që i them për Dinin.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera