Policia e Kosovës gjatë zbatimit të masave antiCOVID-19, në 24 orët e fundit në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar gjithsej 61 fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.
Policia apelon qytetarët t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, në të kundërtën paralajmëron se moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore.