×
  • Lajme
  • Lajme

    6 vjet nga vendimi i Kushtetueses për “kontestin” ndërmjet PDK-së dhe LAN-it

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Sot mbushen gjashtë vjet qëkur Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi vendimin për “kontestin” ndërmjet PDK-së dhe LAN-it.

    Vendimi final i Kushtetueses nuk dalloi nga njoftimi i datës 22 gusht 2014 ku zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës u cilësua antikushtetuese.

    Kushtetuesja vendosi në favor të PDK-së, duke publikuar të plotë vendimin e saj në ueb-faqen e saj përkitazi me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.

    Në vendimin final Gjykata Kushtetuese nuk jep sqarime nëse në rast të dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit nga një grup parlamentar, e drejta t’i kalohet grupit tjetër, që rrjedhimisht askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

    “Është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me rregulloren relevante të Kuvendit dhe ta bëjnë Kuvendin funksional”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Në një deklaratë për media, blloku i partive në koalicion LDK-AAK-Nisma, vlerësoi se me aktgjykimin e Kushtetueses, të publikuar më datën 26 gusht 2014, hapej rruga për krijimin e institucioneve nga blloku LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

    “Aktgjykimi, në veçanti në pikat 126 dhe 127, saktëson të drejtën dhe detyrimin kushtetues të deputetëve për të gjetur mënyrën për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave. Koalicioni LDK-AAK-Nisma, bashkë me partnerët, do të vijojë punë për të finalizuar ndërtimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, në përputhje me vullnetin e të zgjedhurve të popullit të Kosovës. Koalicioni dhe partnerët janë të përkushtuar që institucionet të ndërtohen sa më parë, me qëllim që të jenë në funksion të interesave të qytetarëve te Kosovës”, thuhej në reagim.

    Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka konstatuar se seanca konstituive e filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstituive, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2), në lidhje me nenin 64 (1), të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë aktgjykim. /kp/

    Vendimi i plotë i Kushtetueses:

    www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_119_14_shq.pdf

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Një nga figurat më kyçe të AAK-së, Ardian Gjini ka komentuar paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se do përgjigjet me masa...
    Lajme10 Shtator 2024
    KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent...
    Lajme10 Shtator 2024
    Janë liruar dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri. Lajmin e konfirmoi Veton...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot është ndaluar sërish nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, derisa ishte duke e kaluar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Gjatë vizitës në Leposaviq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se arrestimi i sotëm i aktivistit serb Aleksander Arsnijevic për shkak të fishkëllimës është një...
    Sport10 Shtator 2024
    Janë bërë më shumë se gjashtë vite që prej se Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi atë kohë për t’u transferuar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.