×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    6 javë izolim për Melburnin pas shpërthimit të valës së re me coronavirus

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Për gjashtë javë me radhë banorët e Melburnit në Australi do të qëndrojnë të izoluar në shtëpi për shkak të valës së dytë të infektimit me koronavirus.

    Prej ditësh autoritetet po identifikojnë mbi 100 raste të reja, ndërsa shtetet e tjera australiane po shkojë drejt zeros. Ky izolim gjashtë javor do t’i kushtojë Melburnit rreth 1 miliard dollarë në javë.

    Pesë milionë australianë në qytetin e dytë më të madh të vendit, Melburn, u zgjuan të enjten me vendimin e autoriteteve për të qëndruar të izoluar në shtëpi. Mbyllja e dytë e qytetit vjen për shkak të vështirësisë së autoriteteve shëndetësore për të vendosur nën kontrollon shpërthimin e rasteve të reja të infektimit me koronavirus.

    Policia është dislokuar në hyrje-daljet e qytetit për të ndaluar hyrjet e qytetarëve nga shtetet e tjera të Australisë dhe daljen e banorëve të Melburnit.

    Banorët e Melburnit, që janë të detyruar të izolohen në shtëpi që nga mesnata e së mërkurës, mund të dalin vetëm për çështje të domosdoshme për gjashtë javët e ardhshme.

    Ndërkohë të martën dhe të mërkurën, përpara fillimit të zbatimit të izolimit të detyruar në shtëpi për gjashtë javë, banorët u sulën nëpër supermarkete duke zbrazur raftet e tyre.

    “Tregtia ka rënë dukshëm. Por ne tani po ofrojmë dërgimin e ushqimit dhe të kafesë në shtëpi për t’iu kundërpërgjigjur izolimit. Komuniteti po sillet mirë, të gjithë po ruajnë optimizmin dhe po ndihmojnë biznesin vendor,” thotë Matt Byatt, pronari i një kafeneje që qëndron hapur për shërbimin e dërgimit në shtëpi.

    Por ky izolim i detyruar në shtëpi vjen me një faturë të madhe financiare. Sipas Ministrisë së Financave, Melburnit izolimi do t’i kushtojë 1 miliardë dollarë në javë.

    Shteti australian i Viktoria raportoi më 8 korrik 134 infektime të reja, më pak se një ditë më parë, por shumë më shumë se shtetet e tjera. Shtetet ose tjera territoret e tjera kanë regjistruar vetëm disa ose zero raste të reja gjatë javëve të fundit dhe po vijojnë gradualisht me hapjen e veprimtarisë ekonomike.

    Australia deri tani e ka menaxhuar mirë situatën, duke shënuar deri më 8 korrik më pak se 8,900 infektime nga koronavirusi i ri dhe 106 vdekje.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit gjatë operacioneve...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se, nëse ai kthehet në pushtet në vitin 2025, ai nuk do të jetë diktator "përveç...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Një ngjarje e shokuese, ka ndodhur në SHBA ku një 13 vjeçar ka vrarë nënën e tij me thikë dhe më pas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Një ngjarje e shokuese, ka ndodhur në SHBA ku një 13 vjeçar ka vrarë nënën e tij me thikë dhe më pas...
    Kronika06 Dhjetor 2023
    Në një objekt banesor janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës në rrethana të panjohura. Në raportin 24 orësh të Policisë së...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në prezantimin e masës 1.2 për subvencionimin e familjeve me asistencë sociale. Ai ka thënë se...
    Opinione06 Dhjetor 2023
    Nga Shqipe Pantina Sa here ju ka ndodhë që keni qenë në një restorant apo vend publik ku ka pasur edhe fëmijë...
    Sport06 Dhjetor 2023
    Shorti i të shtunës për kampionatin evropian të futbollit Euro 2024 u detyrua të ndërpritej për disa minuta pasi zhurma pornografike nisën...
    Sport06 Dhjetor 2023
    Vedat Muriqi është bërë një problem i madh për Mallorcën. Sulmuesi kosovar e ka marrë në qafë ekipin spanjoll pas lëndimit që...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.