×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Formalizimi i punëtorëve/ Në ATK regjistrohen mbi 2 mijë punëtorë

    FrontOnline
    10 Maj 2022

    Punëtorët e sektorit privat në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida në vendet e tyre të punës.

    Shumë nga ta punojnë duke mos u regjistruar nga punëdhënësi, e ka edhe prej tyre që edhe pse janë të regjistruar nuk u paguhen kontributet pensionale, shkruan FrontOnline.

    E, si shkas i kësaj, që nga dhjetori i vitit të kaluar Administrata Tatimore e Kosovës, ka hartuar Planin e  Veprimit për “Përmirësimin e përmbushjes për Punësimin jo-formal”, ku përmes këtij plani do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre.

    Që nga ajo kohë numër jo i vogël i punëtorëve janë regjistruar në këtë institucion, për mosregjistrim dhe mos pagesë të kontributeve nga punëdhënësi.

    Nga Administrata Tatimore e Kosovës kanë treguar për FrontOnline, se numri i punëtorëve të formalizuar kalon shifrën e 2 mijëshit.

    “Vegla për verifikim është mekanizëm i krijuar në kuadër të projektit për formalizim të punësimit, ku pa dyshim rezultat në rritjen e numrit të formalizuar kanë dhënë edhe raportimet përmes kësaj vegle. Në total që kur ka fillua projekti në fjalë janë formalizuar 2,168 punëtor”, ka deklaruar për FrontOnline, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.

    Në këtë shifër hyjnë edhe 160 punëtorë të cilët kanë denoncuar punëdhënësit e tyre për mos regjistrim.

    “Jemi duke zbatuar Projektin për Formalizmin e Punësimit, ku po ashtu kemi lancuar në dhjetor edhe veglën për verifikim të punëtorëve, e cila njëkohësisht u mundëson edhe denoncimin e punëdhënësit në rastet kur punëtori verifikon vetën si i pa deklaruar. Numri i denoncimeve të punëtoreve për punëdhënësin përmes veglës elektronike nga dhjetori deri më tani është 160”, është shprehur Bytyqi-Sefa për FrontOnline.

    Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka marrë vendim që të subvencionojë punëtorët e sektorit privat me nga 100 euro.

    Aplikimi për këto shtesa është hapur më 21 prill dhe do të vazhdojë deri më 20 maj./FrontOnline

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme20 Prill 2024
    Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun, i cili dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.