Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, informoi sot se ulja e çmimit të vajit të gatimit do të ndodhë kur të hapen plotësisht korridoret e importit nga Ukraina.
Sipas Bekteshit, kjo varet nga tregjet botërore, si dhe nga çmimet e lulediellit dhe vajit të parafinuar, të cilat kryesisht importohen nga Ukraina dhe Bullgaria.
Ministri ritheksoi se tek qytetarët ekziston përshtypja e gabuar se Maqedonia furnizohet me materiale për prodhimin e vajit për gatim nga Serbia.
“Duhet të jemi solidarë. Në konsultim me prodhuesit vendas, mundësojmë eksportin e vajit ushqimor të rafinuar. Kemi sasinë e nevojshme për prodhim”, tha Bekteshi në emisionin “10 minuta” në TV21 për eksportin e vajit të lulediellit në Shqipëri.
“Me shkurtimin e shpenzimeve me ribalancin e buxhetit, Qeveria hap mundësinë për një paketë të re masash për qytetarët”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ai tha se me buxhetin plotësues do të ketë ulje të theksuar të shpenzimeve në raport me shpenzimet joproduktive dhe shpenzimet tjera të shfrytëzuesve buxhetorë.

Të tjera
-
09:33 | 22 Maj 2022
-
09:26 | 22 Maj 2022
-
09:25 | 22 Maj 2022
-
LajmeMoti për sot09:23 | 22 Maj 2022
-
09:22 | 22 Maj 2022
-
09:09 | 22 Maj 2022
-
08:59 | 22 Maj 2022
-
08:52 | 22 Maj 2022
-
08:32 | 22 Maj 2022
-
08:22 | 22 Maj 2022
-
08:08 | 22 Maj 2022
-
08:03 | 22 Maj 2022