×
  • Lajme
  • Lajme

    52 raste aktive me COVID-19 në Drenas, Lladrovci apelon të respektohen me rigorozitet masat e IKSHPK-së dhe MSH-së

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Komuna e Drenasit, deri vonë ka qenë ndër të paktat komuna të paprekura nga virusi korona. Mirëpo pas lehtësimit të masave nga qeveria dhe lëvizjeve të qytetarëve nga njëra komunë në tjetrën, tani rastet me COVID-19 janë evidente edhe në Drenas.

    Dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u konfirmuan 16 raste të reja me virus në Drenas. IndeksOnline ka kontaktuar me kreun e Komunës, Ramiz Lladrovci i cili ka thënë se aktualisht ka 52 raste aktive me virus në Drenas. Prej tyre, 12 po marrin trajtim në QKUK dhe 40 janë në vetizolim. Ndërsa, 19 janë shëruar.

    “Si Shtab Emergjent Lokal dhe Qendër Operative Lokale që nga fillimi i pandemisë kemi bashkëpunuar ngushtë më të gjithë akterët e tjerë relevant në funksion të ruajtjes dhe parandalimit të virusit COVID-19. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe disiplinës së lartë të qytetarëve, kemi pasur pak raste.

    Me lehtësimin e masave dhe rritjes së numrit të prekurve nëpër institucione, edhe në Drenas kemi pasur rritje të numrit të rasteve, gjegjësisht mbrëmë, ku janë konfirmuar 16 raste. Të gjitha këto janë raste kontakti dhe në bashkëpunim me Policinë në Drenas, kemi ndërmarrë masat e nevojshme që të vetëizolohen, në mënyrë që të mos përhapet virusi. Vlen të theksohet se këto raste janë rezultate të mostrave që janë marrë për tri ditë radhazi, me 9, 10, dhe 11 korrik”, ka thënë Lladrovci.

    Sipas të parit të Drenasit, të gjitha rastet e të infektuarve janë të identifikuara.

    “Inspektorati dhe zyrtarët policor po sigurojnë që këto raste të mos dalin nga izolimi shtëpiak, gjithmonë sipas rekomandimeve të IKSHP-së dhe MSH-së.

    Ndërsa, stafi shëndetësor po e mbikëqyrë vazhdimisht gjendjen e tyre. Kurse, aty ku ka pasur nevojë për ndihmën tonë për pako ushqimore dhe higjienike, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe donatorët i kemi ndihmuar. Thirrja ime mbetet e njëjtë, respektoni me rigorozitet masat e nivelit qendror, rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucioneve tjera shëndetësore”, ka deklaruar ai.

    I pyetur se sa jeni të përgatitur si komunë të përballeni me virusin në rast të rritjes së numrit të të infektuarve, Lladrovci ka thënë se sa i përket përgjegjësisë së komunës karshi pandemisë, përkatësisht rritjes së rasteve, vlerëson se janë të përgatitur si në monitorim, kontroll dhe menaxhim sa më të mirë të kësaj situate.

    Sigurisht, kjo nuk mund të arrihet pa bashkëpunimin e mirë me qytetarët, stafin shëndetësor, inspektorët, zyrtarët policor, zjarrfikësit dhe gjithë akterët e tjerë relevant./IndeksOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, e ka akuzuar kryetarin e këtij qyteti, Alban Hyseni, se është i përfshirë...
    Lajme20 Mars 2025
    Në Prishtinë, Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë përgjatë ditës së enjte kanë kapur gjithsej 34 qen endacakë. Sipas një njoftimi, qentë...
    Lajme20 Mars 2025
    Zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të komentohen ende. Së fundmi, ka reaguar sërish ish-deputeti Agim Veliu i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të enjten se partia kryesore e opozitës po kërkonte të mbulonte gabimet e veta dhe të...
    Sport20 Mars 2025
    Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij në duel me Shqipërinë do të kërkojë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer është takuar sot me shefat e mbrojtjes pranë Londrës, pasi ata diskutojnë një “forcë sigurie”...
    Lajme20 Mars 2025
    Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran gjatë viteve 1998, Qaush Selca, i cili ka qenë edhe i burgosur...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati Siç ka njoftuar zyra e...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel. Sipas raportimeve të mediave, i mituri është përplasur nga një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.