Gjuha:
×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    51% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035, nëse nuk ndërmerren veprime të rëndësishme për ta parandaluar atë. Këto janë faktet e nxjerra në dritë nga Atlasi 2023 i Federatës Botërore të Obezitetit. Për këto vlerësime, është marrë parasysh indeksi i masës trupore (BMI), një numër i llogaritur duke pjesëtuar peshën me katrorin e gjatësisë.

    Ai parashikon që 51% e botës, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë mbipeshë ose obezë brenda 12 viteve të ardhshme.

    Moshat që priten të preken më shumë janë nga 5-19 vjeç ndërsa shkalla e obezitetit tek djemtë është veçanërisht dekurajuese pasi duket se dyfishohet nga 10% në 20%. Tek vajzat, 8% pritet të arrijë në 18%.

    Obeziteti i fëmijëve mund të dyfishohet më shumë nga nivelet e vitit 2020, duke arritur në 208 milionë djem dhe 175 milionë vajza deri në vitin 2035.

    Sipas raportit, normat e obezitetit po rriten veçanërisht me shpejtësi tek fëmijët dhe në vendet me të ardhura më të ulëta. Në fakt, pothuajse të gjitha vendet që pritet të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme janë vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare në Azi dhe Afrikë.

    Të dhënat e reja janë një “paralajmërim i qartë”, thotë Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, duke theksuar se politikëbërësit duhet të veprojnë tani për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

    Kostoja për shoqërinë është e konsiderueshme për shkak të kushteve shëndetësore që lidhen me mbipeshën dhe nëse nuk gjendet menjëherë një zgjidhje, ndikimi do të jetë i ngjashëm me humbjet e pandemisë në vitin 2020.

    Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një person është mbipeshë kur indeksi i masës trupore i kalon 25 dhe obez kur i kalon 30. Në vitin 2020, 2.6 miliardë njerëz binin në këto kategori, ose 38% e popullsisë së botës./FrontOnline/

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Qershor 2023
    Lëngjet e frutave të pasionit, shegës, portokallit dhe mandarinës, janë të pasura me kalium, i cili luan një rol të madh në...
    Lifestyle01 Qershor 2023
    Frutat dhe perimet janë thelbësore në një dietë të ekuilibruar. Ju mund t’i konsumoni në lëngje, smoothie, pije që sado të shijshme,...
    Lifestyle31 Maj 2023
    Një hulumtim i fundit, i cilësuar si “transformuesi i lojës” ka zbuluar se analizat e thjeshta të gjakut mund të përdoren për...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili i tha që t’i “çlirojë” kryetarin e Zveçanit dhe...
    Lajme02 Qershor 2023
    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kërkon që të refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit, lidhur me dëshminë e dëshmitarit...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryeministrja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehet e lumtur që në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi u takua me kryeministrin e...
    Vip02 Qershor 2023
    Sot ka festë në shtëpinë e këngëtarëve Nysret Muqiqi dhe Merita Spahiu. Vajza e tyre e madhe Biona feston ditëlindjen. Biona mori...
    Lifestyle02 Qershor 2023
    Lëngjet e frutave të pasionit, shegës, portokallit dhe mandarinës, janë të pasura me kalium, i cili luan një rol të madh në...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se është i vetëdijshëm që kryetarët e rinj në komunat...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.