[wp-story]

Bota/Rajoni

50 shtetet në SHBA në gatishmëri për protesta të armatosura

50 shtetet në SHBA në gatishmëri për protesta të armatosura
09:13 | 17 Janar 2021

Gjitha 50 shtetet në SHBA janë në gatishmëri për protesta të mundshme të dhunshme, para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden të mërkurën, raporton BBC.

Trupat e Gardës Kombëtare janë dërguar në numër të madh në Washington DC, për të evituar trazirat e javës së kaluar, kur pesë persona humbën jetën pas sulmit në Kongres.

FBI ka paralajmëruar për marshime të armatosura të protestuesëve pro-Donald Trumpit në capitolët në 50 shtetet e SBA-së.

Ndërkohë, ekipi i Bidenit ka bërë planet për t’u distancuar nga politikat kryesore të administratës Trump.

Me të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Bideni, do të marrë disa masa për të sinjalizuar dallimin e qartë nga administrata e kaluar, raportojnë mediumet amerikane.

Në mesin e veprimeve: ai do ta kthejë SHBA-në te marrëveshja e Parisit për klimën, ai do ta shfuqizojë ndalesën kontraverse të udhëtimit për disa shtete kryesisht me shumicë myslimane, do të bëjë mbajtjen e obligueshme të maskave në pronat federale.

Ndonëse Bideni, si Trump, do të jetë në gjendje të pçërdorë urdhrin ekzekutiv për të anashkaluar Kongresin në disa çështje, plani i tij i rimëkëmbjes prej 1.9 trilionë dollarë i kumtuar më herët këtë javë duhet të aprovohet nga ligjvënësit, siç duhet të aprovohet edhe projektligji mbi reformën e emigracionit.

Pjesa më e madhe e Washingtonit do të jetë e mbylluar para inaugurimit të Bidenit të mërkurën, ku janë vendosur mijëra trupa të Gardës Kombëtare.

Shumë rrugë që çojnë te ndërtesa e Kongresit në Washington janë bllokuar me barriera betoni dhe rrethoja të metalit.

Ekipi i Bidenit I ka kërkuar amerikanëve të mos udhëtojnë në kryeqendër për inaugurimin e tij për shkak të pandemisë COVID-19.

Dita e sotme po ashtu do të jetë veçanërisht në fokus për protesta, pas postimeve nëpër rrjete pro-Trump dhe të krahut të djathtë ekstrem, që kanë kërkuar për protesta të armatosura këtë ditë.

Mirëpo, disa grupe u kanë thënë përkrahësve të tyre që të mos marrin pjesë, duke cituar masat e ashpëra të sigurisë e po ashtu duke thënë se ngjarjet e planifikuar janë kurthë e policisë.

Policia në Washington ka njoftuar të shtunën se një person nga Virginia është ndaluar dhe arrestuar, gjatë kontrollit të premten, ndërsa kishte së paku një armë dhe 509 fishekë.

Mirëpo, personi, që më vonë u identifikua si Wesley Allen Beeler, u lirua nga paraburgimi më vonë dhe tha se ai nuk e kishte për qëllimtë sjellte një armë zjarri në Washington, por punon atje në një firmë private të sigurisë.

Masat e sigurisë janë shtuar në tërë vendin pas protestave të dhunshme javën e kaluar, ku protestuesit pro-Trump tentuan të ndalonin certifikimin e fitores së Joe Bidenit nga Kongresi.

Pesë persona vdiqën, përfshirë një polic.

Trumpi u bë presidenti i parë në SHBA që u shkarkua dy herë nga Dhoma e Përfaqësuesve, për rolin e tij në nxitje të protestave të dhunshme. Ai përballet tash me seancë në Senat.

Janë bërë ndërkohë dhjetëra arrestime në lidhje me protestat e dhunshme në Kongres.

Shtetetet në SHBA janë duke marrë masa.

Guvernatorët në Maryland, New Mexico dhe Utah, kanë shpallur gjendje emergjente. Kalifornia, Pennsylvania, Michigani, Virginia, Washingtoniu dhe Wisconsini, janë në mesin e shteteve që kanë aktivizuar Gardën Kombëtare, e Teksasi do ta mbyllë capitolin deri pas ditës së inaugurimit.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera