Gjuha:
×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    50 mijë € për stolisjen e kryeqytetit, shtëpizat e drurit s’do të vendosën këtë vit

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Sheshet e kryeqytetit pas pak ditësh do të marrin pamje tjetër.

    Kjo pasi sot ka filluar stolisja e tyre për festat e fundvitit, ani pse u deshën ditë të tëra diskutimi për të vendosur për ose jo stolisjen e këtyre shesheve.

    Këtë vit, stolisja e kryeqytetit komunës do t’i kushtojë 50 mijë euro.

    Arkitektja në zyrën për rigjenerim urban në Komunën e Prishtinës, Mimoza Sylejmani ka thënë për FrontOnline se kontrata për stolisjen e kryeqytetit është tri vjeçare dhe se çdo vit do të shpenzohen nga 50 mijë euro.

    “Ka qenë kontratë kornizë e cila është publiku në prokurim në vitin e kaluar, diku në muajin mars dhe kanë përfunduar procedurat diku në qershor dhe kontrata ka qenë për tri vite që t’indahet linja buxhetore Drejtorisë së Kulturës 150 mijë euro, çdo vit shpenzohen ka 50 mijë euro sepse është kontratë kornizë”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, shtëpizat që janë vendosur çdo vit në shesh, këtë vit nuk do të vendosen për shkak të situatës me Covid-19.

    “Shtëpizat në këtë vit nuk do të jenë për shkak se ato tërheqin qytetarët. Të gjithë e dimë që jemi të mbyllur pas orës 19:00, por pak a shumë të shohin dritë në këtë errësirë që e kemi”, ka shtuar ajo.

    Ndërsa, ka treguar se kur do të ndizen dritat në kryeqytet.

    “Po shpresojmë që në fillim të dhjetorit do t’i kemi dritat e ndezura, nuk po jap datë, ndoshta data 5 është por varet se si na merr moti, dhe ndikojnë kushtet atmosferike”, ka deklaruar Sylejmani.

    E, duke pas parasysh situatën me Covid-19, qytetarët për FrontOnline japin mendimet e tyre se a duhet të stolistet kryeqyteti apo jo.

    Një qytetar thotë se sheshet duhet të stolisen, por duhet të jenë më pak të rregulluara.

    “Pse po pyetni veç për fundvitin. Në kohë lufte njerëzit martohen, gëzohen,hidhërohen, unë besoj që po, ndoshta pak më modest, por po”, ka thënë ai.

    Por, ndryshe mendon një qytetar tjetër.

    “Jo, se është kohë pandemie dhe nuk kanë njerëzit”, ka thënë ai.

    Por, ka edhe të atillë që thonë se gjithmonë janë stolisë dhe kjo duhet të bëhet edhe këtë vit.

    “Unë mendoj që po, gjithmonëi kemi stolisë dhe pse jo”, ka shtuar ai.

    “Po, le te stoliset le të kënaqet populli pak le të shohin mirë diçka, kështu që nuk ka asnjë problem”, ka thënë një qytetar tjetër.

    Disa komuna të vendit kanë marrë vendim që këtë vit mos të stolisin sheshet e tyre për shkak të pandemisë, në mënyrë qe mjetet e ndara të shkojnë për familjet në nevojë./FrontOnline/

     

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka shpërndarë thirrjen për marshin e së dielës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë....
    Lajme31 Mars 2023
    Holanda mirëpret marrëveshjen që kanë arritur Serbia dhe Kosova në Ohër më 18 mars. Kështu është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme...
    Lajme31 Mars 2023
    Rrjeti i organizatave joqeveritare “AVONET” ka kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani të dekretojë kandidatin e propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Blerim...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videoadresimi ka bërë thirrje që të dielën, në 2 prill, në orën...
    Lajme31 Mars 2023
    Edhe Lëvizja Vetëvendosje do të mbështesë “Marshin për Drejtësi”, që do të mbahet të dielën me fillim nga ora 14:00. Kjo është...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Në Ukrainë, Moska po vazhdon një luftë të paprovokuar agresioni. Në Hagë, Vladimir Putin po përballet me një urdhër arresti për krime...
    Vip31 Mars 2023
    Pas daljes së Kiarës, Luizi po e injoron Oltën. Aktorja është treguar e revoltuar lidhur me veprimet e tij, shkruan lajmi.net. E...
    Lajme31 Mars 2023
    Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs për pozitën Drejtor i Përgjithshëm. Ky institucion shëndetësor, vazhdon të jetë me...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Dy persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël privat në Kroaci. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.