×
  • Lajme
  • Lajme

    5 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Sot më 13 mars janë bërë dy vjet që kur pandemia COVID-19, arriti në Kosovë.

    Atëkohë u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, një 20-vjeçare, shtetase italiane e angazhuar me punë në Klinë dhe një 77-vjeçar nga Vitia.

    Pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19, vendi u mbyll dhe qytetarët u përballën me karantinimin.

    Ndërkaq pas disa muajsh situate të vështirë pandemike u përhapën edhe variante të reja të këtij virusi si ai DELTA, më pas DELTA PLUS e Omicron, që bënë kërdi në gjithë botën.

    Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë mbi tre mijë e 120 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, ndërkaq janë infektuar mbi 226 mijë të tjerë, shkruan Klankosova.tv

    Tash e dy vjet mbi 222 mijë qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë.

    Në gjithë botën mbi 457 milionë njerëz janë infektuar me këtë virus, ndërkaq mbi gjashtë milionë kanë humbur jetën.

    Kujtojmë se rasti i parë me koronavirus në botë llogaritet të jetë shënuar më 17 nëntor të vitit 2019 në Kinë. Sipas të dhënave të publikuara në gazetën ‘Post’, një 55-vjeçar nga provinca Hubeu mund të jetë personi i parë në botë i infektuar me COVID-19.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka bërë thirrje për vazhdim të zbatimit të masave, duke shtuar se epiket e institutit po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë.

    Më 11 mars 2020, OBSh-ja e shpalli pandemi COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar se nesër do të mbahet një takim me emisarin e...
    Lajme17 Mars 2025
    Një shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, 60 vjeçar është arrestuar në Zvicër, pasi i njëjti dyshohet se e ka vrarë...
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar sonte në Berlin, Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave – një simbol mirënjohjeje nga populli...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Doktori Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, e duke folur për...
    Lajme17 Mars 2025
    Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmin e...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.