×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    5 mënyra për të treguar profesionalizëm në vendin e punës

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Realizimi i detyrave në mënyrë profesionale është proces i rëndësishëm në një vend pune. Për të ecur tutje në karrierë, profesionalizmi është njëri prej faktorëve thelbësor.

    Profesionalizmi ndikon në mundësitë e juaja për të gjetur një punë dhe për ta mbajtur atë. Nëse dëshironi të tregoni më shumë profesionalizëm, ndiqni këto 5 këshilla në vijim:

    Mos bëni thashetheme

    Thashethemet nuk duhet të bëhen pjesë e karakterit tuaj. Një ditë, të gjithë do ta kuptojnë që jeni duke bërë thashetheme dhe kjo do t’ju bëjë të dukeni shumë jo profesional. Perpos kësaj, kolegët nuk do të ndjehen mirë në prezencën tuaj dhe me siguri që as ju nuk e dëshironi një gjë të tillë. Në qoftë se keni nevojë të ndani diçka me të tjerët, ndajeni me njerëz që nuk kanë lidhje me vendin e punës.

    Mundohuni të qëndroni pozitiv

    Nëse jeni prej atyre njerëzve që vazhdimisht ankohen për vendin e punës, do ta përçoni energjinë negative edhe tek kolegët dhe si rrjedhojë mund të ulet produktiviteti i të gjithëve. Punëdhënësi juaj nuk do ta pëlqejë një gjë të tillë. Tentoni të jeni transparent me çështjet që mendoni që kanë nevojë për përmirësime por mos u ankoni vazhdimisht. Mbi të gjitha, nëse jeni duke u ankuar pa arsye, mos e vazhdoni një gjë të tillë. Në rast se nuk jeni duke u ndjerë mirë në një ditë të caktuar, tentoni të mos jeni negativ në ambientin e punës. E nëse është puna juaj ajo që po ju shkakton disponim të keq, mendoni nëse ka ardhur koha ta lini punën tuaj.

    Mos i fshihni gabimet e juaja

    Të gjithë bëjmë gabime. Sado i vështirë që mund të jetë pranimi i gabimeve, mësoni që ato duhet pranuar dhe duhet të bëni përpjekje për t’i përmirësuar. Mos e drejtoni gishtin tek të tjerët për çdo lloj gabimi që mund të ndodhë por analizojeni situaten dhe merrni përsipër përgjegjësitë e juaja. Edhe nëse e dini që dikush tjetër është përgjegjës, përsëri mos e gjykoni por bëhuni shembull që të tjerët të mësojnë prej jush.

    Bëhuni të arsyeshëm

    Mosmarrëveshjet apo konfliktet në vend të punës janë të pashmangshme. Perspektiva për një çështje mund të mos jetë kurrë e njëjtë. Çka mund të jetë formë e duhur për dikë, për tjetrin mund të jetë e gabuar. Kësisoj, kontrolloni veten dhe mos u zemëroni në masë të madhe që të kaloni në ofendime apo të përplasni dyert, pavarësisht sa mund të mendoni që keni të drejtë. Këto janë gjëra jo profesionale që nuk lejohen në një vend pune por edhe mund të kenë pasoja në gjetjen e një pune të re dhe stabilizimin më punë në përgjithësi. Në të tilla raste, profesionale konsiderohet të shpjegoni me qetësi menimin tuaj dhe nëse nuk arrini tek një mendim i njejtë me palën tjetër, të largoheni në qetësi duke mos lejuar që të humbni kontrollin.

    Vishuni në mënyrë profesionale

    Veshja juaj duhet gjithmonë të jetë e pastër dhe profesionale. Zgjedhni llojin e veshjes që i përshtatet kompanisë dhe natyrës së punës suaj. Nëse nuk keni një kod veshjeje, mundohuni që të visheni thjeshtë dhe tregoni respekt për kompaninë.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Mars 2024
    Humbja e flokëve pas shtatzënisë (humbje e dukshme më shumë se mesatarja e 100 qimeve në ditë) është jashtëzakonisht e zakonshme. Një...
    Lifestyle27 Mars 2024
    DASHI Me Jupiterin e favorshëm do të jeni të sigurt në dashuri dhe të vendosur në idetë tuaja. Asgjë nuk mund të...
    Lifestyle26 Mars 2024
    Me rritjen e temperaturave, mjeket na paralajmërojnë që qëndrimi jashtë gjatë orëve më të nxehta mund të jetë i dëmshëm për shëndetin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, ku...
    Vip28 Mars 2024
    Ikona e hip-hopit Ledri Vula, njihet për karrierën e suksesshme muzikore. Ai është këngëtar i dashur dhe i pëlqyer në Kosovë dhe...
    Lajme28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.