×
  • Lajme
  • Lajme

    4 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur katër persona.

    Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).

    Po ashtu, gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 368 raste të reja.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    241 TË SHËRUAR DHE 368 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

     

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se përkujtimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti është...
    Lajme19 Prill 2024
    Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është nxitja më...
    Lajme19 Prill 2024
    Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se është duke...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia...
    Vip19 Prill 2024
    Në një periudhë të zymtë për Kosovën, ku dy raste të rënda të vrasjes së grave kanë shkaktuar tronditje sociale, këngëtarja shqiptare...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Sot është zhvilluar protesta e tretë me radhë në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës. Protesta, e iniciuar nga Aleanca për...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Hallaq të Ri të Lipjanit dhe në Rufc të Ri, ku forcat serbe kryen krime...
    Vip19 Prill 2024
    Vjosa Emini ka publikuar një këngë të re. “Zot falma” quhet projekti i ri muzikor i zhanrit baladë, që fansave i është...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane raportoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. Ministrja gjatë raportimit tha misioni i Ministrisë së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.