Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë trafikuar njerëz dhe kanë kryer shërbime seksuale me viktimat.
Të dyshuarit janë arrestuar në Fushë Kosovë pas një pune hetimore nga Policia e Kosovës.
“Fushë Kosovë 19.10.2020 – 21:00. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.