×
  • Lajme
  • Lajme

    4 mijë e 500 euro gjobë për Bashkim Jupën, qytetarin që sulmoi Valon Sylën

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë  ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.J për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.1, nënpar.1.4 të  Kodit nr.06/L-074 të KPRK-së.

    I akuzuari Bashkim Jupa është shpallur fajtor për këtë vepër penale dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 4,500 (katër mijë e pesëqind) euro, të cilin dënim është i obliguar që ta paguajë në afatin prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim, nga data 22.12.2020 deri me datë 06.01.2021, të akuzuarit Bashkim Jupa do t’i  llogaritet në dënimin e shqiptuar.

    Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimin e fajësisë nga i akuzuari B.J., kërkim faljen dhe pendimin për kryerjen e veprës penale, ndërsa rrethanë rënduese mori rrethanat në të cilat është kryer vepra penale në vend publik dhe në prezencë të kalimtarëve të rastit, duke shkaktuar shqetësim në popullatë për veprimin e kryer ndaj dëmtuarit-gazetarit V.S. për shkak të shprehjes së mendimit të lirë përmes rrjeteve sociale.

    Me datë 22.12.2020, rreth orës 12:00, në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, i akuzuari Bashkim Jupa, i pa kënaqur me shkrimet që i dëmtuari-gazetari Valon Syla i kishte bërë në rrjetin social Facebook, rreth diasporës dhe të cilat shkrime ishin shpërndarë në portale të ndryshme, me dashje e kishte goditur me duar në kokë dhe qafë të dëmtuarin-gazetarin Valon Syla, të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore sipas ekspertizës mjeko-ligjore.

    I dëmtuari Valon Syla për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civilo-juridik.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./FrontOnline/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Besnik Tahiri nga delegacioni i kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë se 2/3 e votave janë...
    Kronika16 Prill 2024
    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Burri e ka vrarë gruan brenda një banese. Mësohet se personi  i dyshuar për...
    Kronika16 Prill 2024
    Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës. Dyshohet se burri e ka vrarë gruan e tij. Zëdhënësi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe një klerik brenda një kishe të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Çmimet e naftës ranë, pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit, gjatë fundjavës. Nafta e papërpunuar Brent – një pikë referimi kyç...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë...
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite...
    Lajme16 Prill 2024
    Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE është miratuar i cili ishte hapi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.