×
  • Lajme
  • Lajme

    3976 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Kosova po përballet me raste të shumta të Covid-19, ndërsa është infektuar edhe kryeministri, Avdullah Hoti dhe zëvendësi i tij, Driton Selmanaj.

    Kosova ka gjithsej 10247 raste me Covid-19 të konfirmuara. Prej tyre 5944 persona janë shëruar ndërsa 327 persona kanë ndërruar jetë.

    Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka shtim të madh të rasteve të cilat erdhën pas lehtësimit të masave.

    Shqipëria ka për momentin 6411 raste totale me Covid-19. 3342 persona janë shëruar ndërsa 199 kanë ndërruar jetë. Shqipëria qëndron pak më mirë se Kosova me raste aktive. Për momentin janë 1870 persona me virus në Republikën e Shqipërisë.

    Më keq se Kosova qëndron Maqedonia e Veriut. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 85 raste me Covid-19 në këtë shtet. 11839 raste janë të konfirmuara gjithsej, ndërsa 7664 persona janë shëruar. 527 të tjerë kanë humbur jetën pas prekjes nga virusi. 3648 raste janë ende aktive.

    Serbia ka 28099 raste me Covid-19 të konfirmuara. 13411 janë shëruar nga virusi ndërsa 641 persona kanë humbur jetën.

    Mali i Zi ka gjendjen më të mirë me pandemi. Janë 3588 raste me koronavirus në Mal të Zi. 2407 persona janë shëruar ndërsa 62 persona kanë humbur jetën.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2023
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë në hapjen solemne dhe...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Dëshmia e dëshmitarit të nëntë të mbrojtjes (me kodin W04280) do të vazhdoje edhe gjatë ditës së nesërme në çështjen gjyqësorë ndaj...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në “Forumin Ekonomik të Beogradit” ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2023
    Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony J. Blinken, ka uruar qeverinë dhe popullin shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një deklarate...
    Sport28 Nëntor 2023
    Ylli i futbollit Xherdan Shaqiri e ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Futbollisti i Chikago Fire dhe Përfaqësueses së Zvicrës e...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar pavarësinë e Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. “Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Më shumë se 46 mijë shtëpi janë shkatërruar në Gaza, tha OKB-ja. Gjithashtu janë dëmtuar më shumë se 234 mijë njësi banimi,...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Historiani Jusuf Buxhovi në një rrëfim për Front Online ka folur për kohën e para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ndarjen e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.