×
  • Lajme
  • Lajme

    39 euro për ari, kështu u shiten 30 mijë ari tokë në Kosovë

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Kryetari i Komisionit për Privatizim, Hajrullah Çeku, kërkoi sqarime nga Naser Osmani, ish- Zëvendëskryesues i AKP-së, lidhur me çmimin e shitjes së 30 mijë ari tokë bujqësore me çmim mesatar prej 39 euro e 60 cent ari. Ai e pyeti nëse ky çmim ka qenë i arsyeshëm
    “Ju thatë se Çmimi nuk është me rëndësi, janë privatizuar 30 mijë ari tokë bujqësore, çmimi mesatar i privitazimit 39.6 euro për ari a mendon që ka qenë çmim i arsyeshëm”, ka thënë Ceku.
    Osmani tha se ky çmim që atë kohë ka qenë i arsyeshëm por jo në këtë kohë.

    “E thash se shitja që ka ndodhur në atë kohë ka qenë e arsyeshme por jo tash”, ka thënë ai.

    Kryetari i komisionit Çeku kërkoi të dijë nëse ka pasur indikacione dhe kanë rrjedhur informata tek blerësi se në ato shitje me çmim të ulët, në të ardhmen do të rritet vlera e tokave.

    Osmani tha se nuk i kujtohet për çmimet dhe detajet e shitjeve.

    “Nuk mundem me dit sa është shitë në detaje, ka pasur edhe uzurpime, mund të jenë këto çmime por ka edhe çmime mbi 1 mijë e 500 euro e më shumë, por nuk është sukses i yni por i ofertës.”
    Çeku pyeti nëse në raste të tilla kanë refuzuar shitjen e tokave.

    “A keni pas të drejtë me refuzu shitjen, a keni munduar ta refuzoni këtë shitje”
    Osmani tha se në raste të tilla ka pasur përsëritje të ofertës dhe kur ofertuesi, ka kuptuar se nuk ka ofertues të tjerë e ka ulur çmimin.

    “Besoj që ka pasur përsëritje të ofertës por edhe ofertues.

    “Kur e kemi përsëritë gjithmonë kemi pasur çmim më të vogël se në fillim, kur ofertuesi ka kuptuar se nuk ka ofertues të tjerë”, ka thënë ai.

    Çeku: a mendoni se ky çmim ka qenë real?

    Osmani tha se për atë kohë ka qenë çmim i arsyeshëm.
    “Për sot them jo për atëherë po” Çeku, e pyeti Osmanin nëse janë takuar paraprakisht joformalisht në shtëpinë e Dino Hasanaj.

    Osmani tha se në zyre është takuar por jo më shtëpi.
    Në shtëpi s’kam qenë asnjëherë, ndërsa në zyre po”

     

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.