366 raste aktive me Covid-19 janë aktualisht në Kosovë.
Kjo shifër është rritur në ditët e fundit pasi që numri i të infektuarve për 24 orë ka kaluar mbi 50, shkruan FrontOnline.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 70 raste të reja me Covid-19
Ndërsa, janë shëruar vetëm tetë pacientë.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë është bërë e ditur se nga Covid-19, po ashtu ka vdekur një person./FrontOnline