×
  • Lajme
  • Lajme

    36-vjeçari nga Peja i dha fund jetës për shkak të presionit nga fajdexhitë

    FrontOnline
    14 Shtator 2021

    Baton Berisha, 36-vjeçar, dyshohet se i dha fund jetës së tij, sot në fshatin Sferrkë e Thatë të Pejës.

    Ai ishte larguar dje nga shtëpia dhe familjarët e tij e raportuan të zhdukur në polici. Sot, rreth orës 13:00, ata e gjetën 36-vjeçarin pa shenja jete në një fushë të këtij fshati, me një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

    Një burim i afërt me viktimën i ka thënë Sinjalit se arsyeja se pse Batoni ka kryer vetëvrasje është për shkak të presionit që e ka pasur nga fajdexhitë.

    Ai thotë se Batoni kishte marrë fillimisht 8 mijë euro borxh nga disa fajdexhi të Deçanit dhe tani borxhi ndaj tyre kishte arritur në 100 mijë euro.

    Për këtë, ky sinjalizues thotë se fajdexhitë kanë shkuar te shtëpia e Batonit dhe e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij, duke tentuar që t’i largojnë nga shtëpia dhe t’ua marrin atë në këmbim të borxhit.

    Ditën kur fajdexhitë i shkuan 36-vjeçarit në shtëpi, ai thotë se ua kanë prezantuar familjarëve një listë të borxheve, që kanë arritur shumën e 100 mijë eurove.

    Kërcënimet ndaj Batonit ishin aq serioze, saqë i afërmi i tij thotë se ai ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në truallin e një dhëndri të tij në fshatin Sferkë e Thatë dhe aty dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri në kokë.

    Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Batoni ishte me prejardhje nga Kamenica e Lugut të Baranit dhe jetonte në Pejë. Ka punuar si agjent i shitjes në ELKOS. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Nikola Sandulovic, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurën në platformën “X”, duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq do...
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati për president, Bujar Osmani pasi realizoi të drejtën e tij, është shprehur se qytetarët kanë vendosur mes dy opsioneve – integrimit...
    Lajme24 Prill 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu ka njoftuar se është shënuar rritje e daljes së votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e vendit. Ekipi i Klan Kosovës,...
    Sport24 Prill 2024
    Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës....
    Lajme24 Prill 2024
    Ambasada italiane në Kosovë ka shprehur keqardhje për bojkotimin nga Lista Serbe dhe aktorët e tjerë politikë serbë të votimit 21 prillit...
    Lajme24 Prill 2024
    Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka bërë të ditur se avionët luftarakë izraelitë dhe artileria kanë goditur rreth 40 objektiva të Hezbollahut në një fshat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.