×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrat e KE’së takohen më 20 maj, nga Strasburgu tregojnë a është në agjendë aplikacioni i Kosovës

    FrontOnline
    16 Maj 2022

    Më 20 maj në Torino të Italisë në kuadër udhëheqjes italiane të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës do të mbahet takimi i Komitetit të Ministrave ku do të diskutohet rreth kundërpërgjigjes ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

    Ndërkohë nga Bundestagu gjerman janë shtuar thirrjet drejt Italisë, që në agjendën e këtij takimi ta përfshijnë edhe çështjen e aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Por në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Strasburgu kanë konfirmuar se deri tani s’ka ndonjë zhvillim sa i përket agjendës së caktuar për takimin e 20 majit në Torino.

    Zëdhënësja e Këshillit të Evropës, Estelle Steiner, në pergjigjen për Gazetën Express ka thënë se ende s’është caktuar një datë për diskutim lidhur me aplikimim e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    “Nuk ka asnjë zhvillim lidhur me agjendën e sesionit të ministrave në Torino. Ende s’ka datë të caktuar për të diskutuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, ka thënë Steiner.

    Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, që kur Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës është duke lobuar fuqishëm që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

    Abraham ka kërkuar përkrahje dhe angazhim aktiv të Qeverisë gjermane për të ndihmuar Kosovën për anëtarësim, derisa ka bërë thirrje që edhe Italia ta vendos në rend dite të diskutimit në takimin e 20 majit të Komitetit të Ministrave në Strasburg.

    Derisa nga Parisi s’kanë treguar përkrahje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Ambasadori i Francës në Beograd e ka cilësuar si veprim të njëanshëm të Kosovës dhe ka thënë se Franca nuk përkrah veprimet e njëanshme. Diplomati francez ka thënë se prioritet është dialogu Kosovë-Serbi.

    Takimi i 20 majit i Komitetit të Ministrave do të jetë i fundit nën drejtimin e Italisë, më pas udhëheqja e këtij organi të KiE-s do t’i kalojë Irlandës.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...
    Lajme28 Mars 2024
    Policët të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar, i moshës 38...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Prishtina dy net më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ku si...
    Lajme28 Mars 2024
    Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim. Sipas Kryenegociatorit të Kosovës,...
    Lajme28 Mars 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata do të diskutojnë rreth organizimit të një tryeze për shëndetin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të mbahet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Lajme27 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.