×
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    Comodita edhe më afër SHBA-së, me showroom-in e saj në Las Vegas Market

    FrontOnline
    01 Shkurt 2023

    Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë për të dytin vit me rradhë si ekspozuese në njërin ndër panairet më të mëdha në botë World Trade Market, në Las Vegas, Nevada. Ky panair mbahet nga data 29 Janar deri më 2 Shkurt 2023.

    E vendosur në një kampus të klasit botëror dhe të avancuar, në një sipërfaqe prej më shumë se 501676m 2 , Las Vegas Market u ofron blerësve, stilistëve dhe ekspozuesve një përvojë efikase dhe bindëse të tregut. Ky panair ofron mijëra produkte në kategori të ndryshme të shtëpisë nga më se 4.000 ekspozues dhe brende botërore.

    Showroom-i i Comodita në Las Vegas Market ka një sipërfaqe prej 350m 2 ku po ekspozon inovacionet dhe trendet më të fundit si: dyshekë, jastëkë dhe mbishtresa të dyshekëve të prodhuara me teknologjinë më moderne, duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut amerikan. Koleksioni më i ri i dyshekëve me të cilën Comodita po prezentohet në këtë panair, patjetër që është një senzacion në vete me modelet dhe përmbajtjen unike të shpuzës ekologjike dhe materialeve tjera të reciklueshme.

    Menaxherja e Marketingut, Albana Gazija-Qaushi e konsideron këtë panair si mundësiideale për t’u promovuar në tregun botëror. Ajo shprehet se “Paraqitja dinjitoze edhe kësaj here ka vënë në pah punën dhe angazhimin e madh që Comodita ka bërë gjatë këtyre viteve, me shpalosjen e linjave të reja të dyshekëve që janë prodhuar veqanërisht për këtë panair. Synim kemi prezentimin e brendit tonë dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja, mirëpritjen e vizitorëve të shumtë dhe sigurisht mundësinë e zgjerimit tonë në tregun amerikan dhe më gjërë.”

    Comodita tashmë është kompani e njohur në Amerikë, përveq eksportit të madh me dyshekë, nga viti i kaluar është kompania e parë kosovare me showroom-in e saj në panairin kryesor në industrinë e gjumit në SHBA.

    Ndër të tjera, përfaqësues të shitjes pranë Comodita potencojnë se po vlerësohet lartë performanca e kompanisë si rezultat i afirmitetit nëpër botë.

    Përfaqësuesja e shitjes ndërkombëtare Florina Morina thekson rëndësinë e madhe që ka ky panair për kompaninë. “Pjesëmarrja në këtë panair paraqet një rast unik për rritjen e potencialit të tregut, përkatësisht përfitimin e klientëve të rinj. Hapësirës sonë në këtë panair, po i japin madhështi takimet e frytshme me përfaqësues të kompanive dhe brendeve të njohura të kësaj industrie që po i presim nga dita e parë. Si rezultat i kësaj, po sjellin bashkëpunim me kompani të njohura në botë, të cilët vlerësojnë maksimalisht seriozitetin që kemi në aspektin e prodhimit të produkteve kualitative dhe inovative. Jemi mirënjohës për besimin që na kanë dhënë”.

    Las Vegas është një nga tre destinacionet kryesore në Shtetet e Bashkuara. Për konventat e biznesit është qyteti i 25-të më i populluar në Shtetet e Bashkuara dhe qendra kryesore financiare, tregtare dhe kulturore në shtetin e Nevadës.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar24 Prill 2024
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit diplomatik të akredituar në Kosovë, i cili ka vizituar ambientet e...
    Artikull i Sponsoruar17 Prill 2024
    Në kohën kur bukuria e traditave lokale po mbetet shpesh nën hije, është thelbësore të kujtojmë vlerat dhe të përqafojmë atë që...
    Artikull i Sponsoruar11 Prill 2024
    Kompania liderë e turizmit në Kosovë “Sharr Travel” ka  sjellë një oferte bombastike për këtë fundjavë në bashkëpunim me Hotel Regina City...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare e cila do të nis prej orës 10:00, raporton Front...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte, njëri i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe tjetri i “Freedom Houese”....
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, siç...
    Lajme24 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s. Siç ka njoftuar...
    Sport24 Prill 2024
    Ballkani ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës, pasi eliminoi Suharekën me rezultat të përgjithshëm 3-2. Ndeshja e parë kishte përfunduar...
    Lajme24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, derisa ka komentuar dy raportet ndërkombëtare, atë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe atë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.