Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se 33 persona nga kjo komunë kanë vdekur deri tani si pasojë e virusit COVID-19, raporton Gazeta Express.
Nga kjo komunë është thënë se momentalisht 45 raste janë aktive me COVID-19 në Malishevë.
“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 548 persona, prej tyre 470 janë shëruar, 33 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 45 persona”, është thënë nga kjo komunë.
Ndërsa. sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona të cilët kanë qenë të infektuar janë shëruar si dhe është regjistruar një rast i ri i infektuar.
Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet nga terreni.

Të tjera
-
02:51 | 17 Shkurt 2021
-
02:38 | 17 Shkurt 2021
-
02:35 | 17 Shkurt 2021
-
00:07 | 17 Shkurt 2021
-
00:02 | 17 Shkurt 2021
-
23:52 | 16 Shkurt 2021
-
23:50 | 16 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniShpërthen vullkani Etna23:31 | 16 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniSerbia do të dërgojë vaksina në Mal të Zi23:28 | 16 Shkurt 2021
-
23:26 | 16 Shkurt 2021
-
22:47 | 16 Shkurt 2021
-
22:39 | 16 Shkurt 2021