×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    3 ndjenja urie që sinalizojnë probleme me shëndetin

    FrontOnline
    18 Maj 2022

    Dëshira për të ngrënë akull- Mungesë hekuri

    Të pasurit dëshirë për të ngrënë produkte që nuk kanë vlera ushqyese, si akull, letër, argjilë, baltë është një fenomen i njohur si ‘pica’. Edhe pse këto fenomene nuk janë të kuptuara mirë nga studiuesit, disa studime e lidhin dëshirën për të konsumuar këto gjëra me mungesën e hekurit. Një studim i publikuar tek revista ‘Hipoteza mjekësore’, sugjeron se mania për të ngrënë akull rrit qarkullimin e gjakut në tru, për të luftuar amullinë e shkaktuar nga mungesa e hekurit.

    Dëshira e madhe për të ngrënë kripë- Sëmundja e Adisonit

    Shumë njerëz konsumojnë më tepër kripë sesa kanë nevojë. Përveç atletëve, të cilët mund të humbasin shumë kripë përmes djersitjes, për pjesën tjetër të njerëzve dëshira e madhe dhe e shpeshtë për të ngrënë kripë mund të tregojë se vuajnë nga sëmundja e Adisonit, në të cilën gjëndrat veshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone. Këta hormone janë të rëndësishme sepse përfshijnë kortizolin, i cili e ndihmon trupin për t’iu përgjigjur stresit dhe aldosteronin, i cili mban nën kontroll tensionin e gjakut. Nëse nuk trajtohet, sëmundja e Adisonit mund të ulë tensionin e gjakut në një nivel të rrezikshëm, prandaj vizitohuni tek mjeku nëse keni një dëshirë të madhe për të ngrënë ushqime me shumë kripë.

    Dëshirë të madhe për të pirë ujë, edhe kur nuk jeni të etur- Diabet

    Etja e tepërt është një simptomë e hershme e diabetit, por nuk është vetëm kjo. Një ndjenjë etjeje e madhe shoqërohet edhe me urinim të tepërt. Nëse vuani nga diabeti, në gjak vendoset sheqer shtesë dhe veshkat tuaja duhet të punojnë shumë fort për të filtruar dhe përthithur sheqerin. Ndonjëherë veshkat thjesht nuk mund t’ia dalin diçkaje të tillë dhe ëmbëlsia e tepërt shndërrohet në urinë. Kjo do të thotë urinim i shpeshtë dhe etje për më shumë ujë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Nëntor 2024
    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale....
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Të tjera
    Vip29 Nëntor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Vullneti dhe Gresa, kanë vazhduar përplasjet mes vete. Teksa qëndronin në oborr Vullneti e quante ‘fake’...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Pas rasteve të Hasit dhe Kukësit, në Lezhë është regjistruar rasti i tretë brenda këtij viti me murtajën afrikane të derrave. Në...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku të dielën do të takohet me mërgatën në Zvicër. Sipas një njoftimi të LDK-së, atje...
    Sport29 Nëntor 2024
    Ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies, është arrestuar së fundmi nga policia gjermane për shkak se është kapur duke vozitur nën ndikimin...
    Vip29 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, ka folur me Vullnetin për pas situatës se pakëndshme mbrëmë teksa Xheneta dhe Gresa e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.