×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    29-vjeçari mori 3.9 milionë dollarë nga fondet e ndihmave të Covid në Florida, për të blerë Lamborghini

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Një burrë nga Florida është akuzuar se ka marrë 3.9 milionë dollarë në formë huaje nga Programi i Mbrojtjes së Biznesit të Vogël si ndihma për krizën e Covid-19, por në fakt i përdori për të blerë një Lamborghini e disa objekte të tjera luksoze në Miami Beach.

    Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ndaj 29-vjeçarit David T. Hines nga Miami është ngritur akuzë penale. Mësohet se ai kishte kërkuar afërsisht 13,5 milionë dollarë kredi në emër të ndërmarrjeve të ndryshme dhe për t`ia arritur kësaj, kishte bërë shumë deklarata të rreme.

    Në fund, i ishin miratuar vetëm një pjesë. Vetëm disa ditë pas marrjes së fondeve, 29-vjeçari kishte blerë një makinë sportive 2020 Lamborghini Hurican.

    Paratë i kishte marrë për të dhënë rroga, por nuk ka bërë asnjë pagesë të tillë. Hines është arrestuar ndërsa autoritetet sekuestruan Lamborghinin e tij dhe gati 3.4 milionë dollarë, të cilat i kishte ndarë në llogari të ndryshme bankare.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.