Edhe 276 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar sot në vendin tonë derisa janë shëruar edhe 153 pacientë, raporton Front Online.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë të vdekur.
Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 185, ndërkohë i të prekurve me Coronavirus në 7.413.
Raste aktive janë 3.201.
276 rastet e reja kanë dalë nga 404 teste të kryera në 24-orëshin e fundit, kur janë shëruar 153 pacientë nga COVID-19.
Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale po marrin trajtim 598 pacientë, ndërkohë 331 janë të konfirmuar me COVID-19, e prej tyre 43 janë në gjendje kritike për jetën.
“Ditët e fundit është rënduar situata edhe pse ne akoma e kemi nën kontroll situatën. Mbingarkesa është bërë për shkak te neglizhimit të masave”, ka thënë Naser Ramadani nga IKSHPK-ja./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1221068734896171/?eid=ARDUMr0tcF-PibjVNMeBcthvSeTzxF3uU-gZ3G-HzlucfbCMUtZvVt3p4LryZwvCI2CwpYsltQYxqD1K