×
  • Lajme
  • Lajme

    26 vjet nga dita kur një milion kosovarë, u detyruan nga forcat paramili*tare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri e Maqedoni

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Sot shënohet 26-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

    Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

    Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë.

    Më datë 27 mars 1999, në orën 13:20, në pikëkalimin doganor të Vërmicës/Morinës kalojnë në Kukës 187 refugjatët e parë nga Kosova ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta si: qyta pushke, shkopinj gome etj. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”.

    Deri në orën 24.00 të 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë. Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë ku më datë 27 mars në Kukës, u dërguan kontingjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj).

    Më datë 28 mars vazhdoi fluksi i kosovarëve drejt Kukësit, të dëbuar me forcë prej trojeve nga pushtuesit serbë. Numri i tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët kosovarë hynin në Kukës nga pikëkalimi i Vërmicës/Morinit ku edhe ishin dhunuar, torturuar, masakruar dhe zhveshur nga policët serbë, duke u marrë paratë, bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishin

    Vendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati i kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve.

    Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e Kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë.

    Në krye të javës në Kukës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj. Në Kukës mbërritën 16 automjete për të evakuuar një pjesë të kosovarëve në qytete te tjera.

    Dita-ditës numri i të dëbuarve rritej. Pavarësisht strehimit në shtëpitë e banorëve kuksianë, një numër i madh kosovarësh strehoheshin në kampe

    16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

    Një nga simbolet kryesore të 16 Prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo është ndërtuar në vendin ku ishin vendosur çadrat që strehonin popullatën kosovare.

    Kulla është 23.5m e gjatë dhe është e mbushur me foto të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe. Kulla është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës. Gjatë datës 16 prill kulla është pika që vizitohet me shpesh.

    Për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit qëndron monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”.

    Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që shpreh më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2025
    Një grua e moshuar, Remzije Ahmeti është larguar nga banesa e saj në Vetenik, e deri më tani nuk dihet asgjë për...
    Lajme27 Prill 2025
    Hykmete Bajrami nga LDK, ka thënë se kallëzimi penal është duke u hartuar. Kjo erdhi pasi bashkëpartiaku i saj, Arben Gashi pati...
    Lajme27 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i VV-së, Hekuran Murati është deklaruar për media pas dështimit të radhës për të konstituimit të Kuvendit. Ai thotë...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj nuk është deklaruar për media, pak minuta para nisjes së seancës së shtatë konstituive të Kuvendit të...
    Lajme27 Prill 2025
    Daut Haradinaj nga AAK-, ka thënë se edhe seanca e sotme konstituive do të zgjasë shkurt. Kjo pasi sipas tij, kandidati për...
    Lajme27 Prill 2025
    Pak më parë Front Online ka raportuar për një aksident, ku Treni godet një veturë afër tregut të automjeteve në zonën Industriale...
    Lajme27 Prill 2025
    Minsitri në detyrë i Financave Hekuran Murati para fillimit të vazhdimit të seancës tha se sot “duhej të ishte ditë pushimi”. “Jemi...
    Lajme27 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i pyetur nëse kanë arritur marrëveshje gjatë 48 orëve, tha se kjo pritet që të...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputeti, Memli Krasniqi ka folur para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.