×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    25-vjeçarja zgjohet pa këmbë e gishta

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Një vajzë e re mbeti pa njërën këmbë dhe pa gishta në tjetrën, pasi një u fut në një pishinë me ujë të nxehtë, në një festë me miqtë e saj, që i shkaktoi meningjit.

    Ajo ishte duke festuar në një mbrëmje Janari.

    25-vjeçarja Lauren Briggs, u zgjua në shtëpinë e miqve të saj me vështirësi për të marrë frymë, pasi e kishte kaluar mbrëmjen duke u argëtuar.

    Dyshohet se u fut në një pishinë me ujë të nxehtë, ku mori infeksionin, që i shkaktoi meningjit.

    Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku u diagnostikua me septicemia meningokoksike.

    Ky infeksion në gjak që mund të jetë vdekjeprurës, ndodh kur bakteret në trup shumëfishohen në mënyrë të pakontrolluar.

    Mjekët luftuan për t’i shpëtuar jetën Lauren-it dhe u detyruan që t’i prisnin këmbën e djathtë deri poshtë gjurit, si dhe gishtërinjtë në këmbën e majtë.

    E reja nga Essex, Britania e Madhe, e cila punonte si recepsioniste në një klinikë mjekësore, më tej do të duhet ta kalojë jetën në karrige me rrota.

    “Atë natë isha futur në pishinën me ujë të ngrohtë të miqve të mi dhe mjekët më thanë se mund të kem rënë në kontakt me infeksionin nëpërmjet një çarje të vogël që kam pasur në këmbë.”

    “Pishinat me ujë të ngrohtë janë të mbushura me baktere, kështu që me gjasë ky mund të ketë qenë shkaku. Kur shkova për të fjetur atë natë ndjeja trazim në stomak. Në orët e para të mëngjesit miqtë më gjetën në dysheme, duke u përpëlitur për të marrë frymë”, tregoi e reja për britaniken Mirror.

    “Gjëja tjetër që mbaj mend është që u zgjova në spital duke mos ia pasur idenë se çfarë kishte ndodhur. Këmbët i kisha të zeza… pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, ata nuk mundën dhe në fund u desh t’i prisnin që të më shpëtonin jetën. Kur ngrita mbulesën dhe pashë çfarë më kishte ndodhur u dëshpërova”, – tha vajza.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) raportohet se ka arrestuar një burrë në Kharkiv i dyshuar se ka ndihmuar sulmet ajrore ruse...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, ku i ka falënderuar qytetarët e vendit nga...
    Sport23 Prill 2024
    Superliga e Turqisë se mbylli javën e 33-të, ndërsa nuk kishte pak befasi në rezultate. Por, vëmendja më e madhe shkon në...
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasniqi me vendim të rektoratit dhe këshillit të ttikës është pezulluar nga...
    Sport23 Prill 2024
    Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të korrë suksese qysh në moshë të re. Vetëm deri më tani është shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme. Siç njofton presidenca...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.