[wp-story]

Bota/Rajoni

25 persona vdiqën në vendin e punës

25 persona vdiqën në vendin e punës
14:59 | 19 Gusht 2019

Pas ngjarjes tragjike në Tiranë ku humbën jetën dy punëtorë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur, ka ardhur një reagim edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Përmes një deklaratë për mediat, ky institucion theksoi se pas inspektimeve të kryera tek firma “Syla” janë gjetur një sërë shkeljesh, ndërsa ndaj saj janë aplikuar edhe gjoba. Duke folur me shifra, përfaqësuesi i ISHP-së tregoi së në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar gjithsej 90 aksidente, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën.

“Skela ‘Syla’ dhe firma ‘Xhimi’ janë në proces hetimi. Konkretisht Skela ‘Syla’ është inspektuar 16 herë dhe ka marrë gjoba. Firma ‘Xhimi’ nuk ka pasur asnjë inspektim më parë. Punëtorët që humbën jetën ishin të siguruar. Në gjashtë muajt e fundit janë shënuar 90 aksidente në punë, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën” – thuhet në deklaratën e Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera