×
  • Lajme
  • Lajme

    25 lagje të Prishtinës të prekura me Coronavirus, prinë “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të prijë për nga numri i madh i të infektuarve me Covid-19. Që nga përhapja e pandemisë e deri më tani janë identifikuar 629 prishtinas të prekur me këtë virus.

    Aktualisht janë 478 raste aktive, 148 të shëruar si dhe 3 persona kanë përfunduar me fatalitet.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

    Ai tha se gjatë ditës së sotme në Institutin e Shëndetit Publik janë dërguar edhe 30 mostra për testim me Coronavirus.

    “Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë janë 629 total, 478 janë aktive, 148 të shëruar dhe 3 me fatalitet. Sot janë marrë 30 mostra dhe presin testimin”, ka pohuar Gashi për Front Online.

    Numri një i Shëndetësisë në Prishtinë ka thënë se shumica e lagjeve të kryeqytetit janë të prekura me Coivid-19.

    Derisa për nga numri më i madh i personave të infektuar, prijnë lagjet “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”.

    “Rreth 25 lagje të Prishtinës janë të infektuara me Coronavirus. Prijnë për nga numri i madh i të infektuarve lagjet “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”, ka deklaruar Gashi për Front Online.

    Nisur nga numri i madh i rasteve aktive në Kosovë, gjatë ditës së djeshme shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar edhe futjen në karantinë për qytetet të cilat prijnë për rastet e shumta me këtë virus.

    Për këtë Gashi ka thënë se deri më tani nga kjo Komunë nuk është propozuar një gjë e tillë.

    Përveç, siç thotë ai kërkesa e vetme që zyrtarët komunal kanë bërë, është zbatimi i masave të cilat janë aktualisht në fuqi për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të Coronavirusit.

    “Nuk e di se si do të jenë veprimet e nivelit qendror. Ne nuk do të propozojmë që Prishtina të futet në karantinë. Nuk kemi kërkuar e as nuk do të kërkojmë. Ne krejt çfarë kërkojmë është zbatimi i masave të cilat janë në fuqi: Mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena e duhur”, tha Gashi për Front Online.

    Në anën tjetër, Gashi ka njoftuar se Prishtina nuk po ka kapacitet të mjaftueshëm për nga numri i personelit shëndetësorë. Kjo, pasi sipas tij, aktualisht 9 mjekë janë të infektuar me Covid-19 si dhe rreth 50 të tjerë janë në vetizolim.

    “Realisht po kemi probleme sa i përket numrit të personelit shëndetësor. 9 prej personelit shëndetësorë janë të infektuar me Coronavirus dhe diku 50 të personelit shëndetësorë janë në vetizolim për shkak se kanë qenë raste të kontaktit”, deklaroi më tutje Gashi për Front Online.

    Ai shtoi se nëse deri javën e ardhshme nuk do të shfaqen raste të reja me virusin, atëherë një pjesë e personelit shëndetësorë do të kthehet në vendin e punës. /Front Online/

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien,...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është suspenduar kapiteni policor, Riza Muratit që dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”, të...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Lajme25 Prill 2024
    Komuna e Deçanit ka marrë leje për shfrytëzimin e tokave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ky vendim u miratua nga Kuvendi...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka marr vendim për zgjatjen e orarit për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale,...
    Lajme25 Prill 2024
    Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it, nuk është futur në rend të ditës...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar raportin e Departamentit të SHBA-së për Kosovën, ka thënë se vendi ynë...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.