92 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se 92 rastet e reja janë regjistruar nga testimi i 3 mijë e 788 personave të dyshuar për koronavirus.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë, Ministria ka njoftuar se janë shëruar 16 persona duke e quar numrin e të shëruarve në 105,657 në total që nga fillimi i pandemisë./FrontOnline