[wp-story]

Lajme

21 vjetori i Masakrës së Reçakut, Komuna e Shtimes jep njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj!

21 vjetori i Masakrës së Reçakut, Komuna e Shtimes jep njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj!
15:25 | 13 Janar 2020

Komuna e Shtimes ka bërë një njoftim për qytetarët me rastin e shënimit të 21-Vjetorit të Masakrës së Reçakut:

Qytetarë të nderuar, ju njoftojmë se me datë 15 janar 2020 ( e mërkurë ), institucionet dhe bizneset në komunën e Shtimes nuk do të punojnë me rastin e shënimit të 21-Vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Po ashtu ju njoftojmë se duke filluar nga ora 08:00 – 12:00 rrugët që të dërgojnë në Reçak do të jenë njëkahore:
Hyrja për në Reçak do të jetë nga rrugët ” Lidhja e Prizerenit” dhe “Ahmet Kaçiku”, dalja nga Reçaku do të jenë rrugët ” 15 Janari” dhe “William Walker”.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera