×
  • Lajme
  • Lajme

    21 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, i biri i tij Besiani tregon si kuptoi për tragjedinë

    FrontOnline
    23 Nëntor 2021

    Janë bërë 21 vjet nga vrasja e ish-veprimtarit Xhemajl Mustafa.

    Ai ishte ekzekutuar më 23 nëntor të vitit 2000 në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

    I biri i tij, Besian Mustafa që tani është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, në këtë përvjetor ka ndarë rrëfimin e tij se si si 16-vjeçar i është dhënë lajmi për vrasjen e të atit, transmeton Klankosova.tv.

    “Ditë e rëndomtë mësimi në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë. Arsimtari(ja?) sqaronte diçka… nuk di, s’kisha mendjen aty. Si 16 vjeçar, i sapombijetuar nga lufta një vit e gjysmë më parë, s’ishte çudi që mendja të kishte planet e saj, këmbët e saj. Qetë, si me drojë, hapet dera e klasës dhe brenda hyjnë motra Beriana dhe drejtori i shkollës. “Bes” më drejtohet ajo “merre çantën dhe jaknen edhe hajde””, është shprehur ai.

    “Rrugës në veturën e Xhevës, nga Sami Frashëri tek parkingu i lagjes “Santea” nuk folëm shumë. “Babin e kanë plagosë” tha Beri dhe asnjë fjalë. S’dilja dot nga mjegulla… kush e paska plagosë babin? Pse babin? Ai s’i ka ba keq kurrkujt kurgjo… a janë të sigurt që babin e kanë plagosë? Në kaosin e pasluftës njerëzit plagoseshin çdo ditë, ndoshta s’e kanë plagosë babin?”.

    A je ti djali i zotëri Mustafës?” më pyet në anglisht një polic i UNMIK-ut. “Po” i them unë. “Më vjen keq por babi yt nuk mbijetoi” ma pret ai sikurse të fliste për rezultatin e ndonjë loje futbolli apo çmimin e ndonjë fruti në treg”.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2024
    KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa vende...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në...
    Lajme19 Korrik 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi sot do të publikojë raportin “Politizimi i KPM-së”. Ky raport është analizë e Projektligjit për Komisionin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te demokratët lidhur me kandidaturën e presidentit Joe Biden, dhe Nancy Pelosi privatisht e...
    Lajme18 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet zyrtare nga autoritetet e Kosovës pas ngjarjes së fundit në...
    Vip18 Korrik 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vjen me një projekt të ri. Artistja ka bashkuar forcat me reperin nga Ferizaj, Arton...
    Lajme18 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Gërvalla tha se me Hovenierin...
    Lajme18 Korrik 2024
    Ardita Sinani do të votohet së shpejti për kryetare të Preshevës pas koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), raporton Front Online. Sipas...
    Lajme18 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 17-të të Mësimdhënësve të Mërgatës. Zyra e Kryeministrit ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.