×
  • Kronika
  • Kronika

    20-vjeçarja nga Shqipëria ushtron prostitucionin në Pejë, bën seks me 69-vjeçarin në këmbim të parave

    FrontOnline
    13 Maj 2022

    Një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë është prostitucioni. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku janë të shumta rastet kur të dyshuarit janë me prejardhje nga Shqipëria.

    Më shqetësues është fakti që shumë prej tyre janë të rinj në moshë, të cilët shfrytëzojnë “tregun” në Kosovë për të ushtruar këtë veprimtari, raporton Gazeta Sinjali.

    Për një rast të tillë ka nisur së fundmi hetimet Policia rajonale në Pejë, pas shoqërimit në stacion policor të dy personave, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion.

    Mësohet se rasti ka ndodhur dje, në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Pejë, kur një 20-vjeçare nga Shqipëria A.J., dhe një 69-vjeçari I.V., u kapën nga Policia.

    Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka intervistuar dy të dyshuarit, ku pas dhënies së deklaratave u zbulua se të njëjtit kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të të hollave, mallrave e shërbimeve të ndryshme.

    Gjatë procedimit të rastit në konsultim me Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Pejë, është gjetur se e dyshuara e përshirë në këtë rast ka masë mbrojtëse aktive, në bazë të së cilës i ndalohet hyrja në Kosovë për periudhën 1-vjeçare.

    Pas përfundimit të procedurave, është njoftuar Njësia për Migrim dhe të Huaj me ç’rast e dyshuara është larguar me forcë nga Kosova për t’u dërguar në Republikën e Shqipërisë, ku do të hetohet.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.