Mbrëmë rreth orës 18:00 në rrugën “Skender Matallari” është gjetur i vdekur 20-vjeçari, Shkëlqim Shillova.
Mësohet se ai ka pasur një plagë në kokë dhe se trupi i tij është dërguar për obduksion.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se nuk ka informacione për plagën.
“Po, trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkaq, sa i përket plagës, unë nuk e kam atë informacion”, tha ajo.