×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    20 persona u infektuan në Izrael pasi morën vaksinën kundër koronavirusit

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Të dhënat paraprake të lëshuara nga HMO Maccabi, agjencia e dytë kryesore e sigurimeve në Izrael, tregojnë se më pak se 0,01 përqind, ose vetëm 20 nga 128,600 njerëzit që morën të dyja dozat e vaksinës Pfizer, u infektuan me koronavirus pas pak më shumë se një jave.

    Izraeli aktualisht është ndër udhëheqësit në fushatën e shpejtë të vaksinimit kundër koronavirusit. Qytetarët filluan të marrin dozat e para më 19 dhjetor.

    Çdo javë, izraelitët i dërgojnë informacione Pfizer në lidhje me fushatën e vaksinimit të popullatës, në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit që mund të ndihmojë vendet e tjera të rregullojnë mënyrat e tyre dhe ritmin e vaksinimit.

    Ekspertët nga HMO Maccabi thanë se këto janë të dhëna paraprake, dhe se numrat janë inkurajues.

    Më shumë se 2.6 milionë izraelitë kanë marrë dozën e parë të vaksinës deri më tani

    Nga 20 persona të infektuar, gjysma e tyre vuanin nga sëmundje kronike. Të gjithë shfaqën vetëm simptoma të lehta, të tilla si dhimbje koke, kollë, dobësi e përgjithshme dhe lodhje, por asnjëri nga të vaksinuarit nuk u shtrua në spital ose kishte temperaturë më të lartë se 38.5 gradë.

    Anat Eka Zohar, drejtor i Departamentit të Informacionit dhe Shëndetit Dixhital në HMO Maccabi, tha se shërbimi do të vazhdojë të monitorojë të njëjtët pacientë për të përcaktuar nëse ata ende kanë vetëm simptoma të lehta ose nëse kanë komplikime.

    Më shumë se 2.6 milionë izraelitë kanë marrë dozën e parë të vaksinës deri më tani, dhe rreth 1.2 milion janë vaksinuar me të dyja dozat.

    Autoritetet izraelite raportojnë rreth 600,000 raste me koronavirus dhe 4,478 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.