×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    2-vjeçari nga Malisheva u largua 600 metra larg nga shtëpia e tij, qëndroi mbi 17 orë i vetmuar

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë zyrtare ku ka treguar për operacionin e gjetjes së 2-vjeçarit nga Malisheva, Tian Krasniqi.

    Në komunikatën për media, është shpjeguar se si dyshimet e para ishin se fëmiu kishte hyrë në malin afër shtëpisë së tij.

    “Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, me datën 21.08.2020 në ora 20:20 Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është njoftuar nga personi mashkull kosovar (prindi) se fëmija i tij i lindur më (2018) i gjinisë mashkull, me iniciale ( T.K)  ishte larguar nga shtëpia para dy orëve në drejtim të panjohur. Dyshimet fillestare ishin se fëmija ka hyrë në malin që gjendet afër shtëpisë në fshatin Tërpezë- Komuna e Malishevës. Sipas ankuesit  janë bërë kërkime në shtëpi dhe përreth  por nuk është hasur fëmija”, thuhet në komunikatë.

    Menjëherë pas lajmërimit, policia thotë se është mobilizuar duke organizuar operacionin e kërkim-shpëtimit.

    “Me qëllim të zbulimit të vendndodhjes së fëmijës, stacioni policor Malishevë menjëherë ka organizuar operacionin për kërkim-shpëtim, ku janë angazhuar Komandanti i Stacionit Policor të Malishevës, Zëvendësdrejtori rajonal, Shefi i Operativës Rajonale DRP-Gjakovë, patrullat policore nga Stacioni, NJRKRR si dhe operatorë të NJRSH, njësiti policor me qen (K-9)”, thuhet aty.

    Po ashtu, Policia thotë se në opeacion janë bashkuar edhe qytetarët, FSK dhe ekipe komunale.

    “Po ashtu në operacion janë angazhuar Ekipi për Kërkim Shpëtim nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ekipi për kërkim shpëtim nga Zjarrfikësit komunal, si dhe kanë dal në vend ngjarje edhe Nënkryetari i komunës dhe Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim nga KK-Malishevë si dhe banorët e shumtë të fshatit Tërpezë dhe fshatrave tjera së bashku me grupin e vullnetarëve janë vënë në kërkim të  fëmijës të humbur”, thuhet tutje.

    “Ndërkaq, policia thotë se vogëlushi është gjetur në orën 11:45.

    “Operacioni i filluar më datë 21.08.2020 dhe ka vazhduar pandërprerë deri më datë 22.08.2020 në ora 11:45 kur është gjetur fëmija nga banorët e fshatit dhe ekipet e zyrtarëve nga PK, FSK dhe vullnetarëve të angazhuar në kërkim”, thuhet në njoftim.

    Fëmija është gjetur në zonën malore në distancë rreth 600 metra larg shtëpisë dhe menjëherë iu është ofruar ndihma e parë nga ekipi i QKMF Malishevë të cilët kanë qenë të angazhuar në operacion dhe i njëjti i shoqëruar nga prindërit është dërguar në QKMF-Malishevë për ekzaminim mjekësorë. Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile, ndërsa pas kontrollit mjekësorë fëmija është liruar për  në shtëpi.

    “Duhet të ceket se bashkëpunimi dhe koordinimi profesional ndërmjet institucioneve gjatë këtij operacioni ka bërë që kërkimi-shpëtimi të rezulton me sukses, poashtu rendësi të veçantë në këtë operacion ka pasur angazhimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve dhe grupeve të vullnetarëve  me udhëheqësit institucional të operacionit, gjë për të cilën u jemi falënderues dhe mirënjohës për angazhimin e treguar”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, u takua me...
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si anëtare...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Të tjera
    Sport15 Korrik 2025
    Pas humbjes së rëndë 4-0 të Real Madridit ndaj Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, një tjetër zhvillim...
    Vip15 Korrik 2025
    Vetura do të jetë në ankand online deri më 31 korrik, dhe ka një dizajn unik të dizajnuar nga vet këngëtarja Dua...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Operacionet e kërkim-shpëtimit në Teksas u penguan nga parashikimet e shiut për të dytën ditë radhazi, pasi përmbytjet shkatërruese të 4 korrikut...
    Lajme15 Korrik 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një kapsulë SpaceX që mbante astronautë nga India, Polonia, Hungaria dhe Shtetet e Bashkuara ka zbarkuar në Kaliforni, duke përfunduar Misionin 20-ditor...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Gjykata Supreme ka konfirmuar se Albin Kurti dhe ministrat kanë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.