×
  • Lajme
  • Lajme

    2 vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vd*iq 23-vjeçari

    FrontOnline
    23 Nëntor 2024

    Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksidentin që kishte ndodhur në maj të 2022-ës ku kishte vdekur 23-vjeçari.

    Aksidenti kishte ndodhur në maj të 2022-ës derisa vdekja e J.T kishte ndodhur më 16 korrik 2022 nga gjakderdhja në tru.

    Aktgjykimi dënues ndaj Temajt është shpallur më 14 nëntor 2024 në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë, nga gjykatësja e rastit Sabrije Rracaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pos dënimit me dy vite burgim ndaj të akuzuarit Temaj, gjyqtarja Rracaj ka shqiptuar dënimin plotësues, marrjen e lejes së vozitjes për periudhën 2 vjetarë pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Gjykata ka gjetur se bazuar në ekspertizën është konstatuar se shkaktar i drejtpërdrejtë i aksidentit me fatalitet ishte i pandehuri Eraj Temaj.

    Sipas gjetjeve të gjykatës, mbrojtja e të akuzuarit është përpjekur t’iu shmanget, mohojë dhe zvogëlojë përgjegjësinë penale por se mbrojtja e tij nuk qëndron, është kontradiktore dhe aspak bindëse.

    Tutje, sipas raportit të autopsisë, ishte konstatuar se vdekja e tani të ndjerit J.T.,, ishte vdekje e dhunshme e cila kishte ardhur si rrjedhojë e gjakderdhjes që kishte ardhur si pasojë e kockave të thyera të kokës.

    Sipas gjetjeve të gjykatës, i akuzuari kishte bërë nisje të pasigurt me veturën BMW, në raport me viktimën, si dhe kishte konstatuar se viktima kishte vrapuar dhe kishte hipur mbi bagazhin e veturës në fjalë dhe vozitësi Eraj Temaj, nuk e vëren fare personin që e ka mbi veturë, fillon me nxitim të vepruar dhe më pas bie në asfalt.

    Gjykata ka gjetur se i akuzuari Temaj është përgjegjës për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

    Ndryshe, sipas aktakuzës, i akuzuari Eraj Temaj, po ngarkohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, sepse më 27 maj 2022, rreth orës 21:14 në fshatin Shtupel të Klinës, nga pakujdesia kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe rrezikoi jetën e njerëzve, e cila rezultoi me vdekjen e këmbësorit tani të ndjerit J.T.

    Në aktakuzë thuhet se derisa i pandehuri Temaj, ishte duke qëndruar në rrugë së bashku me shokët e tij, në një moment niset me automjetin e tij me qëllim që ta largojë veturën nga rruga, aty viktima J.T., njëri nga shokët e të pandehurit ishte ulur mbi bagazh të automjetit, i akuzuari Temaj nuk e vëren fare këmbësorin e ulur mbi bagazh të veturës së tij dhe gjatë lëvizjes së veturës J.T humb stabilitetin e tij fiksues dhe për pasojë rrëshqet dhe bie në sipërfaqe të fortë asfalt duke rënë me kokë, me ç‘rast pëson lëndime të rënda trupore, ku gjatë trajtimit mjekësor pranë QKUK-së, në Prishtinë, i njëjti ndërron jetë më datë 16 korrik 2022, si pasojë e aksidentit.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se kjo Odë nuk ka pranuar ndonjë ankesë për vonimin e subvencionimit nga...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme në selinë e LDK-së për të kujtuar Xhemail Mustafën në 24...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në Kosovë përgjatë këtyre gati...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, së bashkë me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Agim Shahini , kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka deklaruar për “Front Online” ka ankesa dhe vonesa në lidhje me subvencionimin...
    Vip23 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo në darkën pas prajmit, i ka thënë Gresës se i ka mbaruar loja....
    Lajme23 Nëntor 2024
    Lidhur me një dhunim që dyshohet se ka ndodhur të hënën, janë arrestuar dy burra dhe një i mitur në Gjakovë dhe...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Me shumë pompozitet ishte proklamuar nga Qeveria e Kosovës platforma “Superpuna”, nëpërmjet së cilës subvencionohen financiarisht bizneset për punësimin e punëtorëve. Por,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shpalosi një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.