×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    2 viktima e 108 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 2 viktima nga Covid-19, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

    Po në 24 orët e fundit u kryen 502 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, ku rezultuan 108 pozitivë. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid9.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.

    Viktima – Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

    Të shtruar në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

    Raste të reja – Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

    Të shëruar – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

    Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

    COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020)

    Testime totale 40192

    Raste pozitive 5105

    Raste të shëruara 2830

    Raste Aktive 2125

    Humbje jete 150 (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 1146

    Durrës 255

    Shkodër 202

    Vlorë 105

    Lezhë 83

    Fier 76

    Korçë 69

    Kukës 60

    Elbasan 49

    Berat 30

    Gjirokastër 29

    Dibër 21

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, i dyshuar për kontrabandë me mallra. Po ashtu, IPK ka...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.