×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    2 muaj nga vra’sja e Martin Canit, prindërit e tij duan drejtësi: Heshtja vret më shumë

    FrontOnline
    18 Janar 2025

    Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një protestë pranë shkollës së tij “Fan Noli”, aty ku ai u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

    Gjatë protestës, ishin të pranishëm edhe prindërit e Martinit, të cilët shprehën shqetësimin se ende nuk është bërë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, shkruan euronews.al.

    “Heshtja vret më shumë. Nuk kemi marrë asnjë informacion, nuk ka pasur ndonjë grup kriminal të përfshirë, dhe mund të ishte zbardhur për tre ditë. Nuk kemi asnjë reagim nga shkolla. Kur kërkuam rregulloren e brendshme, na thanë se e dërguan në Prokurori,” tha babai i Martinit.

    “Ne duam vetëm drejtësi,” tha nëna e Martinit, duke shtuar se askush nga shkolla nuk ka komunikuar me ta ose i ka informuar për situatën.

    Protestuesit kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve me thirrjet; “Ende nuk ka drejtësi për Martinin” ndërsa në përkujtim të tij u ndezën qirinj.

    Pasi qëndruan aty të pranishmit së bashku me prindërit e Martinit filluan marshimin nga shkolla drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Drejtësi për Martinin”. Përkrah familjarëve të Martin Canit në protestë ishte dhe shoku i tij Luis Meçja që mbeti i plagosur pasi shkoi ti vinte në ndihmë Martinit.

    Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024 pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një punonjës policie në Durrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pas mbylljes së qendrave të votimit, përmes një konference për media, nga ku...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë për media për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Siç thotë Policia, “Plani...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ka filluar numërimi i votave, tha në një konferencë për media zëdhënësi i Komisionit...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi LDK-së, Besian Mudtafa ka dalur në një konferencë për medie nga ku ka thënë se nga të dhënat e fundit preliminar...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave preliminare dalja e qytetarëve në zgjedhjet paralamentare 2025 ka qenë mbi 40%....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Gjatë fushatës zgjedhore, katër kandidatët për kryeministër kanë folur për mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore. Disa prej tyre kanë mohuar mundësinë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.