×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    2 mijë veteranë nga Shqipëria marrin pensione të dyfishta

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë, marrin pensione të veteranit në Kosovë. Të njëjtit i janë bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Front Online.

    Por marrja e një pensioni të tillë, sipas kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nuk është e drejtë. Kjo pasi që sipas Gucatit, të njëjtit marrin pension edhe nga Shqipëria.

    “Janë mbi 2 mijë veteranë që marrin pensione nga territori i Shqipërisë. Kur kam pasur një takim me drejtorin e pensioneve, kam biseduar me të se është mirë që të bëhen të gjitha verifikimet, që siç kam informacione, ata i marrin dy paga, një në Kosovë dhe një në Shqipëri. Nëse janë të atillë atëherë duhet të jetë ligji i barabartë si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe për ata të Shqipërisë”, ka thënë Gucati për Front Online.

    Sipas tij, në këtë rast veteranëve të Kosovës u bëhet padrejtësi, pasi që të njëjtit nuk kanë të drejtë për marrjen e dy e më shumë pensioneve.

    “Veteranët tonë të Kosovës nuk kanë të drejtë për dy paga. Kanë të drejtë ose pagën e veteranit, ose atë që punon dhe për dy pensione nuk ka të drejtë. Çdo respekt për punën e tyre, për ndihmën që e kanë dhënë dhe për punën që e kanë bërë, por dy paga ata me i marr, e qytetarët tonë apo veteranët tanë me e marr një pagë, kjo është e padrejtë”, ka thënë ai për Front Online.

    Kësisoj, ai tha se në rast se atyre u hiqet pensioni nga Kosova, atëherë do të mbrohej edhe buxheti i vendit.

    “Unë jam kundër kësaj dhe do të jem gjithmonë që nëse i marrin dy paga ata, tu hiqet njëra. Nëse u hiqet paga jonë e veteranit, atëherë buxheti jonë do të jetë më i madh sesa e kemi sot. Unë jam ithtar i asaj pune, që sa më parë të formohet një Komision dhe të punojmë”, ka thënë Gucati për Front Online.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse koncepti i vetëmenaxhimit për komunat me shumicë serbe nuk ndërtohet në një marrëveshje...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Sipas kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Kurti e ka humbur shansin në Bruksel dhe Ohër dhe ai ka shans që të...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.