[wp-story]

Lajme

199 raste aktive me coronavirus në Kosovë

199 raste aktive me coronavirus në Kosovë
23:39 | 30 Maj 2020

Deri tash në Kosovë janë 199 raste aktive me koronavirusin Covid-19.

Gjatë së shtunës në Kosovë u shënuan edhe 6 raste të reja me infeksion Covid-19 derisa 12 tjerë u shëruan. Kjo ka çuar në total numrin e të infektuarve në 1,070 derisa të të shëruarve në 841. Deri sot në Kosovë kanë vdekur 30 persona nga koronavirusi.

Megjithatë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, vazhdon të bëj thirrje për kujdes të shtuar te qytetarët, madje të mbahet distanca sociale e edhe maskat në fytyrë.

Të hënën, më 1 qershor, nis faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj koronavirusit.

Në fazën e tretë pritet të nis qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike.

Siç ka njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë, në këtë fazë pritet të nisë transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomitë në përgjithësi, provimet në arsimin e lartë, testi i Maturës dhe Arritshmërisë, hapja e kinemave dhe teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive. Poashtu, gjatë fazës së tretë do të ketë rivlerësim për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave e klubeve të natës.

IKSHPK’ja thotë se lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të tyre dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, meqenëse, rreziku ende ekziston. Thirrja në fuqi është edhe për t’iu shmangur grumbullimeve të mëdha të njerëzve.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera