×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    19 vrasje për tetë muaj në Kosovë, por cilat ishin më të bujshmet?

    FrontOnline
    18 Shtator 2021

    Dukuri shqetësuese në vend vazhdon të jetë numri i vrasjeve.

    Vetëm për tetë muaj në Kosovë kanë ndodhur 19 të tilla.

    Prej tyre shtatë kanë qenë të raportuara nga neni 172* vrasja, dhe 12 nga neni 173* vrasja e rëndë.

    Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës, në një përgjigje për FrontOnline.

    Ndërsa, për këtë periudhë kohore janë konfiskuar 834 armë të llojeve të ndryshme dhe 20 mijë e 525 mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Të pyetur se cilat janë motivet e këtyre vrasjeve në Policinë e Kosovës, pa dashur të japin më shumë detaje kanë bërë të ditur se janë të motiveve të ndryshme.

    “Rastet e vrasjeve në përgjithësi janë shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë. Disa raste te vrasjeve janë me kryes të njohur, kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia në bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh”, thuhet në përgjigjen e Policisë, për FrontOnline.

    Sipas të dhënave të Policisë, në vitin 2020 në Kosovë janë vrarë 27 persona.

    Kurse, janë konfiskuar një mijë e 135 armë të llojeve të ndryshme dhe 32 mijë e 747 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Por, numër më i vogël i vrasjeve është regjistruar në vitin 2019.

    20 vrasje sipas Policisë, kanë ndodhur në vitin 2019, derisa janë konfiskuar një mijë e 439 armë të llojeve të ndryshme dhe 30 mijë e 438 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Në statistikat e Policisë, të dërguara për FrontOnline në vitin 2018 janë vrarë 34 persona, në vitin 2017 kanë qenë gjithsej 24, kurse në vitin 2016 janë vrarë 30 persona.

    Vrasja e fundit në Kosovë ka ndodhur pikërisht në Gjilan mbrëmjen e së dielës.

    Një person i moshës 50 vjeç nga Bujanoci është qëlluar me armë zjarri i cili ishte duke pire kafe në një kafiteri.

    Para kësaj, janë vrarë edhe dy zyrtarë të PDK-së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.

    Por, vrasja që tronditi mbarë vendin është vrasja e 18 vjeçarës nga Ferizaj Marigona Osmani pasditen e së dielës së 22 gushtit, që dyshohet se u shkaktua nga dhuna që ushtroi partneri i saj, Dardan Krivaqa./FrontOnline

     

     

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij...
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, tha se vendi i tij është përkrahës i fortë i Kosovës, por shtoi se është kyçe tash...
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim delegacionin nga Republika e Çekisë, nënkryetarin e senatit të parlamentit,...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Moderatorja e njohur Kiara Tito pak me parë ka ndarë një urim mjaftë special. Gjyshja saj Leta feston ditën e lindjes, andaj...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e...
    Lajme24 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nën dyshimet se...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ekipet e ambasadave janë sot në të gjithë Maqedoninë e Veriut për të mbikëqyrur procesin e votimit. Përfaqësuesit e ambasadës së ShBA-së...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka hedhur votën e tij në Zajaz. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.