×
  • Lajme
  • Lajme

    17-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Miqtë e Kosovës, janë miqtë e lirisë – nuk i harrojmë

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit e të gjithë dëshmorët e martirët e rënë për lirinë e Kosovës, në 17-vjetorin e Pavarësisë.

    “Me nderimin më të madh, kujtojmë dhe përkulemi para sakrificës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila nën udhëheqjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, e mijëra luftëtarëve të lirisë, e vulosi fatin tonë me gjakun e saj”, tha Osmani.

    “Përkulemi me respekt të thellë për familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit dhe martirëve të Kosovës”.

    E para e vendit, pati një falënderim të veçantë për aleatët e Kosovës, të cilët ndihmuan në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vendit.

    “Historia jonë nuk do të ishte e njëjtë pa mbështetjen e aleatëve tanë. Falënderimi ynë i përjetshëm shkon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për NATO-n, për shtetet evropiane dhe për demokracitë gjithandej botës, sikurse edhe për të gjithë miqtë ndërkombëtar që qëndruan me ne në momentet më të vështira, dhe që na ndihmuan në arritjen e lirisë dhe pavarësisë”.

    “Ne nuk e harrojmë kurrë ndihmën e tyre, sepse Kosova ka miq, dhe miqtë e Kosovës janë miqtë e lirisë. Ne jemi Republika që nuk ndalet kurrë, dhe ecim përpara me vendosmëri”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka mbërritur në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, raporton FrontOnline. Vizita e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nëse do të synojë edhe një mandat në këtë pozitë. Ajo ka thënë se për...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani,...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Ushtarët italianë të KFOR-it, të Komandës Rajonale në Perëndim, kanë kryer patrullime në jug të zonës së përgjegjësisë në komunën e Shtërpcës....
    Lajme21 Mars 2025
    Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Lahi Brahimaj, për FrontOnline, ka folur pas rezultatit zgjedhor dhe po ashtu rreth këtij procesi politik. Ai...
    Lajme21 Mars 2025
    Deputet i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, për FrontOnline ka folur rreth procesit të stërzgjatur të zgjedhjeve. ‘’Qytetarët më 9 shkurt e...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot bëhen shtatë vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi. Pasditen e 21 marsit 2018, me 80...
    Lajme21 Mars 2025
    Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e zemëroi Serbinë, e cila e konsideroi atë si...
    Lajme21 Mars 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cila dje ka thënë se draft-statuti i Asociacionit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.