×
  • Lajme
  • Lajme

    17 vjet shtet, Osmani: Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gja’kun e bijve dhe bijave të këtij vendi

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sërish qytetarët me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në pritjen shtetërore të organizuar nga ajo, kryekuvendari dhe kryeministri.

    Ajo tha se 17 shkurti i vitit 2008 ndryshoi fatin e Kosovës përgjithmonë dhe theksoi se kjo ditë tashmë shënohet si dita më domethënëse në historinë e shtetit tonë.

    “Para 17 viteve, populli i Kosovës realizoi një ëndërr shekullore të brezave të tërë. Një amanet që e mbajmë me përkushtim çdo ditë. Sot në çdo rrugë dhe çdo shesh, në çdo shtëpi dhe familje, triumfon dashuria për Kosovën. Kjo dashuri na mban të fortë. Para 17 vjetësh në këtë tokë të bekuar, Kosova i tha gjithë botës se do të jetë përherë e lirë, e pavarur dhe sovrane. Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave, trimave guximtar të këtij vendi. Kujtimi për secilin dëshmor të UÇK-së e secilin martir të lirisë është përjetësisht i gdhendur në themelet e Republikës sonë”, u shpreh e para e vendit.

    Presidentja si gjithmonë, nuk harroi të flasë edhe për aleatët të cilët i qëndruan pranë Kosovës.

    “Le ta mbajmë lart flamurin dhe le ta dëshmojmë para botës se Kosova është do të mbetet histori suksesi, dritë shprese dhe forcë e pathyeshme. Lavdi atyre që dhanë gjithçka për këtë ditë, populli i saj dhe aleatët tonë”.

    Poashtu, Osmani ka falënderuar edhe fëmijët që erdhën nga katër komunat e veriut të Kosovës.

    “Ata erdhën nga fshatrat më të thella në veri të Kosovës. Kënduan këtu himnin e Republikës së Kosovës”, u shpreh presidentja.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Lajme16 Mars 2025
    Ushtarët e KFOR-it po i vazhdojnë përgatitjet e nevojshme për të qenë të gatshëm të reagojnë në situata të ndryshme. Së fundmi,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, në Spitalin e Shtipit kanë kërkuar ndihmë rreth 40 të lënduar, kryesisht me lëndime...
    Lajme16 Mars 2025
    Ushtarët e KFOR-it po i vazhdojnë përgatitjet e nevojshme për të qenë të gatshëm të reagojnë në situata të ndryshme. Së fundmi,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në mesin e viktimave në tragjedinë e Koçanit janë edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut....
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Qeveria maqedonase e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar personat që humbën jetën tragjikisht pas djegies...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.